Page 37 - Demo
P. 37
Art figurativ 635PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 2ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIGjuha dhe komunikimi artistikTema: Elementet figurativeRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):Njeh, përshkruan dhe përdor elementet dhe parimet e gjuhës figurative.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.6. Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.4. Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.3. Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.IV.4. Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.4. Komunikojnë me mjetet shprehëse artistike përkatëse (Muzikë, Dramë, vallëzim dhe Arte vizuale) në mënyrë të përshtatshme për audienca të ndryshme (kolegë, prindër, fëmijë të tjerë, publik më i gjerë etj.).ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Shenja dhe pikaFjalët kyçe: shenjë grafike, shenjë piktorike, shenjë arkitektonike, shenja plastike, pikë.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:- vëzhgon me vëmendje mjedisin që e rrethon dhe percepton shenjat dhe pikat;- reflekton mbi imazhet si pjesë përbërëse të realitetit që e rrethon;- zbulon karakteristikat shprehëse të shenjës dhe pikës;- krijon duke përdorur në mënyrë të qëllimshme karakteristikat e pikës.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, imazhe që ilustrojnë karakteristikat e shenjave dhe pikës; materiale si: lapsa, flamastera me trashësi të ndryshme, plastelinë, akuarele ose temperë, letra vizatimi, shkop.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Shoqëria dhe mjedisi, Gjuha dhe komunikimi, Shkencat e natyrës, Jeta dhe puna, Njohja e kulturave.

