Page 38 - Demo
P. 38


                                    Libër për mësuesin/en36PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Kujtesa pamore dhe bashkëbisedimMësuesi/ja orienton vëzhgimin drejt materialeve fotografike ku paraqiten detaje nga një pikturë, nga një grafikë ose një vizatim, nga një skulpturë dhe nga një sipërfaqe arkitekture. Nxënësit/et nxiten të flasin se çfarë paraqesin këto detaje fotografish. Mësuesi/ja pyet: A është kjo një pjesë e marrë nga një pikturë? Si e kuptojmë këtë? A është kjo një pjesë e marrë nga një vizatim? Si e kuptojmë këtë? Po këto fotot e tjera pjesë e kujt janë? A janë këto pjesë të arkitekturës dhe të skulpturës?Pikërisht këto janë shenja dalluese të teknikave të ndryshme që realizohen nëpërmjet mjeteve të ndryshme specifike. Në këtë mënyrë kuptohen shenjat specifike të vizatimit që quhen shenja grafike, shenjat e pikturës quhen piktorike, shenjat e skulpturës dhe të arkitekturës quhen përkatësisht: shenja plastike dhe arkitektonike.Ndërtimi i njohurive të reja: Kujtesa pamore, harta e të pyeturit, demonstrimiMësuesi/ja shpjegon që këto shenja do të kuptohen më mirë gjatë studimit të teknikave artistike. Mësuesi/ja nëpërmjet imazheve që ilustrojnë pikën, nxit nxënësit/et për të diskutuar nëpërmjet pyetjeve: Çfarë shohim në foto? Si janë krijuar konturet e ndërtesës në foton e parë? Po në foton e dytë, si janë organizuar ato? A krijojnë këto pika format e objekteve që ndodhen aty? (Pra, të gjitha objektet që shohim në foto janë të krijuara nga pika të vogla drite. Ne mund ta përdorim pikën në mënyra të ndryshme për të krijuar figuracione të larmishme). Mësuesi/ja shpjegon që pika është një element shumë i vogël që gjendet në natyrë dhe ilustron nëpërmjet imazheve të ndryshme.Mësuesi/ja shpjegon se pika është një element, të cilin mund ta përdorim për të krijuar dhe për të komunikuar ide. Madhësia e pikës varet nga mjeti dhe nga sipërfaqja që përdorim. Ai/ajo i fton nxënësit/et të eksperimentojnë mbi një letër, me lapsa e stilolapsa të madhësive të ndryshme. Ky eksperiment mund të përsëritet edhe mbi një sipërfaqe plasteline ku nxënësit/et kuptojnë që presioni i dorës dhe materiali ndikojnë në madhësinë e pikës. Mësuesi/ja i nxit nxënësit/et të krijojnë duke përdorur mundësitë shprehëse të pikës. Ata/ato mund të krijojnë një kompozim në letër sipas pikturave me pika të traditës australiane ose mund të pikturojnë motive me pika mbi gurë. Mësuesi/ja demonstron radhën e punës dhe i nxit ata/ato të krijojnë duke zgjedhur motive sipas imagjinatës së tyre. Ata/ato mund të zgjedhin ngjyra të lëngshme dhe të përdorin një shkop për realizimin e pikave. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë punën, nxënësit/et i vendosin detyrat e realizuara në një vend të dukshëm të klasës dhe diskutojnë. Flasin për punën e tyre, mënyrën e realizimit dhe vështirësitë që hasën. Kuptojnë që pika është një element që mund ta përdorin në mënyra të ndryshme në krijimet e tyre. Mësuesi/ja u drejton pyetje të tilla si: A ndikojnë madhësia e mjeteve dhe forca që ushtrojmë në cilësinë e pikës? Po në krijimin tuaj? Materiali i përdorur a ndikon te cilësia e letrës? Cili është materiali që zgjodhët ju? Ai/ajo i orienton nxënësit/et që nëpërmjet pikës ata/ato mund të krijojnë punime të larmishme.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURDetyra vendoset nga mësuesi/ja.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42