Page 39 - Demo
P. 39
Art figurativ 637PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 3ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIGjuha dhe komunikimi artistikTema: Elementet figurativeRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Dallon dhe përdor lloje të ndryshme të vijave për të realizuar punime artistike.Prezanton dhe përshkruan punimet e tij, para klasës.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.6. Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.4. Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.3. Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.IV.4. Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1. Përdorin me kreativitet e origjinalitet elementet e gjuhës artistike për të komunikuar idetë e veta.2.3. Eksperimentojnë dhe përzgjedhin mundësitë shprehëse të teknikave të ndryshme artistike, në realizimin e punimeve artistike të tyre.4.2. Komentojnë krijimet/performimet e veta dhe të të tjerëve duke përdorur terminologjinë dhe konceptet artistike adekuate.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: VijaFjalët kyçe: vijë, vijë horizontale, vijë vertikale, vijë e pjerrët, vijë e ndërprerë, vijë e shkallëzuar, vijë e harkuar, vijë e valëzuar, vijë spirale.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:- vëzhgon1 me vëmendje mjedisin që e rrethon dhe percepton llojet e vijave;- reflekton mbi imazhet si pjesë përbërëse të realitetit që e rrethon;- zbulon karakteristikat shprehëse të vijës;- krijon duke përdorur në mënyrë të qëllimshme karakteristikat e vijës;- shpreh mendimin e tij/saj për mundësitë e përdorimit të vijës në krijim.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, imazhe që ilustrojnë elementin e vijës, fletë vizatimi, laps, lapsa me ngjyra ose flamastera.1 Vëzhgon, reflekton dhe zbulon janë pjesë e një procesi, atij të perceptimit. Ato ndihmojnë në lidhjen e njohurive të mëparshme me ato të rejat.

