Page 40 - Demo
P. 40


                                    Libër për mësuesin/en38Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Shoqëria dhe mjedisi, Gjuha dhe komunikimi, Shkencat e natyrës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Kujtesa pamore dhe bashkëbisedimMësuesi/ja shfaq një fotografi nga natyra në të cilën shënjon llojet e ndryshme të vijave që ndodhen aty. Në fotografi shihen: vija horizontale që ndan qiellin dhe tokën, vija vertikale te drurët e urës, vija e harkuar etj. Pra, në natyrë ekzistojnë disa lloje vijash.Ndërtimi i njohurive të reja: Kujtesa pamore, punë individuale, hulumtimi i orientuarMësuesi/ja vazhdon të shfaqë foto nga natyra dhe foto me objekte të krijuara nga njeriu ku shfaqen vija horizontale. Mësuesi/ja fton nxënësit të identifikojnë llojet e vijave në fotografi të ndryshme nga natyra dhe me objekte të krijuara nga njeriu. Identifikohen vijat vertikale, vijat e ndërprera, vijat e shkallëzuara, vijat e harkuara, vijat spirale. Ai/ajo orienton me pyetjet: Ku i shohim tjetër këto vija? A mund të sillni shembuj të tjerë? Çfarë ndjesie krijojnë këto lloje vijash?Mësuesi/ja shpjegon që vija është një element i artit pamor dhe nëpërmjet saj ne krijojmë konturin e objekteve. Ajo është një bashkësi pikash ashtu siç u pa te mësimi mbi pikën. Vijën mund ta krijojmë me mjete të ndryshme si: lapsi, stilolapsi, flamastera, peneli etj.Siç e pamë nëpërmjet fotove, llojet e vijave i gjejmë në natyrë. Nëpërmjet përdorimit të vijës mund të shprehim dhe komunikojmë emocione të ndryshme.Ushtrimi i parë në libër na tregon një mënyrë të përdorimit të vijës. Ky ushtrim është një formë eksperimenti që mund të kryhet me elementin e vijës. Nëpërmjet vijës mund të krijohen kompozime të ndryshme. Orientohen nxënësit/et të vëzhgojnë me kujdes mënyrën e përdorimit të vijës te peizazhi. Ata/ato nxiten të krijojnë një peizazh sipas dëshirës.Ata përzgjedhin ngjyrat dhe mbushin me vija hapësirat e peizazhit. Është mirë që për secilin objekt ose hapësirë afër njëra-tjetrës të zgjedhin nga një ngjyrë të ndryshme (për të bërë dallimin midis tyre). Ata/ato mund të përdorin lloje të ndryshme vijash në krijimet e tyre.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Kujtesa pamore dhe diskutimiPasi mbarojnë punën, nxënësit/et nxiten të flasin për krijimet e tyre dhe të shokëve nëpërmjet pyetjeve: Çfarë tregon krijimi yt? Sa lloje vijash ke përdorur? A i ke krijuar vijat në varësi të formës së objektit? Çfarë mjetesh përdore: lapsin apo flamasterat? A është kjo një mënyrë interesante për të krijuar? A mendon se vija është një element i rëndësishëm për të krijuar? Ata/ato kuptojnë që nëpërmjet vijës mund të krijojnë kompozime të larmishme.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURDetyra vendoset nga mësuesi/ja.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44