Page 41 - Demo
P. 41


                                    Art figurativ 639PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 4ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIGjuha dhe komunikimi artistikTema: Elementet figurativeRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Dallon lloje të ndryshme të formave dhe realizon punimi duke përdorur elementin e formës.Krijon veprave artistike duke përdorur lloje dhe teknika të ndryshme të vizatimit.Prezanton dhe përshkruan punimet e tij, para klasës.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.6. Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.4. Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.3. Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.1.3. Diskuton në grup moshatarësh për rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit, për pasojat që sjell dëmtimi i mjedisit për jetën e njeriut dhe propozon masat që duhet të ndërmerren për evitimin e tyre.1.4. Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1. Përdorin me kreativitet e origjinalitet elementet e gjuhës artistike për të komunikuar idetë e veta.2.3. Eksperimentojnë dhe përzgjedhin mundësitë shprehëse të teknikave të ndryshme artistike, në realizimin e punimeve artistike të tyre.4.2. Komentojnë krijimet/performimet e veta dhe të të tjerëve duke përdorur terminologjinë dhe konceptet artistike adekuate.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Forma dydimensionaleFjalët kyçe: formë dydimensionale, formë natyrale, formë gjeometrike.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:- vëzhgon dhe mbledh detaje për të identifikuar format natyrale;- reflekton mbi imazhet si pjesë përbërëse të realitetit që e rrethon;- zbulon se format bazë gjenden në natyrë;- përdor qëllimisht format natyrale dhe gjeometrike në mënyrë shprehëse, në krijimet e veta;- shpreh mendimin e tij/saj për mundësitë e përdorimit të formave natyrale dhe gjeometrike në krijim.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, imazhe që ilustrojnë elementin e formës, fletë vizatimi, laps, flamastera ose ngjyra uji.
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45