Page 42 - Demo
P. 42


                                    Libër për mësuesin/en40Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Shoqëria dhe mjedisi, Matematika, Gjuha dhe komunikimi, Shkencat e natyrës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Kujtesa pamore dhe bashkëbisedimMësimi fillon me shfaqjen e materialeve fotografike ku paraqiten figura me kotur. Në njërën paraqiten forma të objekteve nga natyra dhe në tjetrën forma të ndryshme gjeometrike. Mësuesi/ja drejton pyetje të tilla: Çfarë shohim në këto imazhe? A janë këto forma të njohura për ju? A i ndajmë këto forma në natyrale dhe gjeometrike? A janë të sheshta këto forma dhe a krijohen nga një vijë e m byllur?Ndërtimi i njohurive të reja: Kujtesa pamore, punë individualeMësuesi/ja shpjegon se format dydimensionale i ndajmë në forma natyrale dhe në forma gjeometrike. Format gjeometrike bazë i gjejmë në natyrë. Format gjeometrike të krijuara nga dora e njeriut janë të sakta. Mësuesi/ja e ilustron mësimin me imazhe që tregojnë format gjeometrike bazë në natyrë, si edhe ato të përdorura nga njeriu për të krijuar objekte të ndryshme.Mbasi kanë parë mënyrën se si dy artistët i kanë përdorur format gjeometrike dhe natyrale, në veprat e tyre, nxënësit/et nxiten të krijojnë. Ushtrimet në libër gjithashtu përdoren për nxitjen e punës krijuese. Ata/ato mund të zgjedhin të krijojnë:– një kompozim si në ushtrimin e parë sipas pikturës së artistit Xhakomo Bala.– një pikturë dekorative duke përdorur forma natyrale sipas imagjinatës së tyre e duke u mbështetur në informacionin që morën.– një dekoracion me figura gjeometrike sipas fantazisë duke parë udhëzimet e ndërtimit të tij (Në këtë rast, mësuesi/ja duhet të shpjegojë që është e nevojshme të përdoret vizorja dhe matjet e sakta.).– një kombinim të formave natyrale me ato gjeometrike.Mbas udhëzimit të mësuesit/es çdo nxënës/e zgjedh mënyrën se si do të zhvillojë krijimin e tij. Gjatë procesit të punës, mësuesi/ja vazhdon të udhëzojë nxënësit/et sipas zgjidhjeve personale. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Kujtesa pamore dhe diskutimiPasi mbarojnë punën, nxënësit/et flasin për punën e tyre, mënyrën e realizimit dhe vështirësitë që hasën. Ata/ ato diskutojnë për larminë e krijimeve dhe kuptojnë që nëpërmjet përdorimit të formës dydimensionale mund të krijojnë punime të shumëllojshme. Mësuesi/ja drejton këto pyetje: Si i ke përdorur format në krijimin tënd? Përse zgjodhe format natyrale? Përse zgjodhe format gjeometrike? Si i ke kombinuar format me njëra-tjetrën? Në veprën e cilit/ës artist/e u mbështete?VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURDetyra vendoset nga mësuesi/ja.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46