Page 43 - Demo
P. 43


                                    Art figurativ 641PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 5 ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIGjuha dhe komunikimi artistikTema: Elementet figurativeRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Dallon llojet e ngjyrave dhe aplikon ato në punimet artistike.Krijon duke përdorur njohuritë e teorisë së ngjyrave (ngjyrën, vlerën, intensitetin etj.).Analizon dhe vlerëson krijimet artistike vetjake dhe të tjerëve duke analizuar, elementet, parimet dhe teknikat e gjuhës artistike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.6. Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.4. Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor, shoqëror, shkencor... etj.) të dhënë në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjedhjen e procedurave përkatëse.III.3. Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.III.5. Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.IV.4. Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1. Përdorin me kreativitet e origjinalitet elementet e gjuhës artistike për të komunikuar idetë e veta.2.3. Eksperimentojnë dhe përzgjedhin mundësitë shprehëse të teknikave të ndryshme artistike, në realizimin e punimeve artistike të tyre.4.2. Komentojnë krijimet/performimet e veta dhe të të tjerëve duke përdorur terminologjinë dhe konceptet artistike adekuate.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: NgjyraFjalët kyçe: ngjyrë, rrethi i ngjyrave, ngjyrë e parë, ngjyrë e dytë, ngjyrë e tretë, ngjyrë e ngrohtë, ngjyrë e ftohtë.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:- vëzhgon dhe mbledh detaje për të identifikuar ngjyrat në mjedisin që e rrethon;- reflekton mbi imazhet si pjesë përbërëse të realitetit që e rrethon;- zbulon se ngjyrat krijohen nga drita;- përdor qëllimisht ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta në mënyrë shprehëse;- shpreh mendimin e tij/saj për mundësitë e përdorimit të ngjyrave në krijim.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, imazhe që ilustrojnë elementin e ngjyrës, fletë vizatimi, laps, ngjyra uji. (akuarele).Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Shoqëria dhe mjedisi, Gjuha dhe komunikimi, Shkencat e natyrës.
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47