Page 44 - Demo
P. 44


                                    Libër për mësuesin/en42PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Kujtesa pamore dhe kllasteriMësimi fillon me shfaqjen e një fotografie nga natyra dhe të pasur me ngjyra. Mësuesi/ja shkruan në dërrasë fjalën ngjyra dhe i fton nxënësit të identifikojnë ngjyrat në imazhin e shfaqur e më pas të rendisin ato koncepte që ata njohin për ngjyrën.Ndërtimi i njohurive të reja: Harta e të pyeturit, kujtesa pamore, punë individualeMësuesi/ja nxjerr imazhin e spektrit të ngjyrave dhe përdor teknikën e hartës së të pyeturit për të mbajtur gjallë diskutimin e nxënësve. A është drita e bardhë? Çfarë ndodh kur drita kalon nëpërmjet prizmit? Ku e keni parë tjetër këtë fenomen? (Si në rastin e prizmit edhe të ylberit kemi të njëjtin fenomen atë të zbërthimit të dritës në spektrin e ngjyrës.) Sa ngjyra janë në spektër? A e dini ju, përse i shohim ngjyrat? Çfarë shihni në figurë? (Rrezja e dritës, e cila përmban spektrin e ngjyrave, godet objektin.) Me çfarë ngjyre shfaqet objekti në syrin tonë? A mendoni ju, se objekti, në këtë rast domatja, i përthithi të gjitha ngjyrat e tjera përveç të kuqes?Mësuesi/ja shpjegon se drita përbëhet nga spektri i ngjyrave ose “ylberi” dhe eksperimenti me prizmin na e tregon këtë. Ngjyrat ne mund t’i shohim nëpërmjet dritës. Objektet përthithin të gjitha ngjyrat e tjera dhe shfaqin në sipërfaqe ngjyrën e tyre përkatëse. Në natyrë dhe në objektet e krijuara nga njeriu janë të pranishme ngjyra të shumëllojshme, të cilat ju tashmë i n jihni. Mësuesi/ja shfaq rrethin e Itenit dhe fton nxënësit/et të identifikojnë ngjyrat e para (primare), të dyta (sekondare) dhe të treta. Mësuesi/ja orienton nxënësit të vëzhgojnë imazhe ku shfaqen ngjyrat e ngrohta dhe ngjyrat e ftohta. Këto ngjyra na krijojnë ndjesinë e të ngrohtit pasi lidhen me fenomene që kanë lidhje me ngrohtësinë si zjarri, dielli etj. Për këtë arsye këto ngjyra i quajmë të ngrohta.Këto ngjyra na krijojnë ndjesinë e freskisë, sepse kanë lidhje me fenomene të tilla si uji, akulli, hijet etj. Për këtë arsye i quajmë ngjyra të ftohta. Pasi prezantohen njohuritë e reja, mësuesi/ja i nxit nxënësit/et të krijojnë duke përdorur njohuritë e marra dhe duke u mbështetur tek ushtrimet e librit. Ata/ato mund të përdorin ngjyrat e ylberit për të krijuar një dekoracion sipas idesë së tyre ose mund të zgjedhin të përdorin kombinimin e ngjyrave të para (primare) dhe të dyta (sekondare)(ku kombinohen gjithashtu ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta), duke u mbështetur në pikturën e Henri Matis. Gjithashtu, ata/ato mund të zgjedhin të përdorin ose ngjyrat e ngrohta, ose ngjyrat e ftohta.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë, nxënësit i vendosin punimet të ndarë në grupe sipas zgjedhjeve që kanë bërë në krijimet e tyre. Flasin për punën e tyre, mënyrën e realizimit dhe vështirësitë që hasën. Ata/ato diskutojnë për larminë e krijimeve dhe kuptojnë që elementi i ngjyrës ofron mundësi të shumta shprehëse.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të eksperimentojnë në shtëpi me njohuritë që ata morën mbi ngjyrën.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48