Page 46 - Demo
P. 46
Libër për mësuesin/en44PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Kujtesa pamore dhe bisedëMësimi fillon me shfaqjen e një fotografie ku paraqitet një sipërfaqe që përmban ndarje me përbërje të ndryshme. Çdo ndarje përbëhet nga bashkësi erëzash me karakteristika të ndryshme. Mësuesi/ja drejton pyetje të tilla si: Çfarë shihni në figurë?A shfaqen ndryshe këto erëza nga një kuti të tjetra? Si mendoni ju, cila është arsyeja? (Format e erëzave të ndryshme në bashkësi krijojnë sipërfaqe të ndryshme.) A ka çdo objekt një sipërfaqe me karakteristika të veçanta? (Sipërfaqen e çdo objekti e quajmë teksturë.)Ndërtimi i njohurive të reja: Harta e të pyeturit, kujtesa pamore, punë individualeMësuesi/ja shfaq fotografi nga natyra të objekteve me tekstura të ndryshme dhe i fton nxënësit/et të vëzhgojnë me kujdes, duke u drejtuar pyetje, si: Çfarë ju bie në sy te fotografitë e lëvoreve të pemëve? A formojnë gjethet e bimëve në bashkësi një teksturë? A ka secila gjethe karakteristika të veçanta të teksturës? A shfaqen shpendët dhe kafshët me tekstura të larmishme? Cilat janë këto kafshë që shohim në foto? A mund të na thoni kafshë që kanë teksturë interesante? Mësuesi/ja shpjegon se: Të gjithë shembujt për teksturën që pamë janë nga natyra dhe këtë lloj teksture do ta quajmë teksturë natyrale. Po në jetën e përditshme ku e shohim teksturën? Mësuesi/ja shfaq objekte të ndryshme me teksturë interesante të krijuara nga njeriu dhe pyet: A janë këto objekte të krijuara nga dora e njeriut? Me çfarë materialesh janë të krijuara këto objekte? A shfaqet e ndryshme tekstura e secilit objekt? A mund t’i quajmë këto tekstura artificiale? Pse?Mësuesi/ja shpjegon se tekstura në natyrë dhe në objektet e krijuara nga njeriu paraqitet e larmishme. Ai/ ajo orienton se çdo material mund të punohet në mënyra të ndryshme për t’i dhënë karakteristika të veçanta sipërfaqes së jashtme dhe pyet: A mund ta përdorni edhe ju teksturën në krijimet tuaja?Mësuesi/ja orienton nxënësit/et për të përdorur elementin e teksturës në krijimet e tyre, duke u mbështetur në këtë shumëllojshmëri teksturash dhe në shembujt e ushtrimeve në libër.Sipas shembullit të gjethes, nxënësit/et mund të zgjedhin të vizatojnë një formë të caktuar gjetheje ose disa prej tyre. Ata/ato mund të përcaktojnë nervin e zgjatimet, dhe çdo ndarje mund ta mbushin me tekstura të ndryshme. Mund të zgjedhin të vizatojnë një kafshë, dhe ta interpretojnë në mënyrë individuale teksturën e kafshës, duke u mbështetur në imagjinatën e tyre, por edhe në imazhe fotografike (shembujt në libër shërbejnë për të treguar mënyra të ndryshme të përdorimit të teksturës në krijim). Mësuesi/ja i orienton për mjetet që ata/ato mund të përdorin për realizimin e krijimit të tyre. Nxënësit/et duhet t’i zgjidhin vetë problemet krijuese.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë, nxënësit/et diskutojnë për punët e tyre, mënyrën e realizimit dhe vështirësitë që hasën. Ata/ato diskutojnë për larminë e krijimeve dhe kuptojnë që nëpërmjet teksturës mund të krijojnë punime interesante. Mësuesi/ja drejton pyetje të tilla si: Cila është tema që zgjodhe dhe ku u mbështete për të realizuar teksturën në krijimin tënd? Si e realizove dhe cilat materiale përdore? Nxënësit/et kuptojnë që nëpërmjet mundësive shprehëse të teksturës mund të krijojnë punime të larmishme.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të eksperimentojnë dhe të krijojnë në shtëpi me njohuritë që ata morën mbi teksturën.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

