Page 47 - Demo
P. 47
Art figurativ 645PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 7ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIGjuha dhe komunikimi artistikTema: Elementet figurativeRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Shpjegon rëndësinë e dritë hijes dhe aplikon atë në vepra të artit.Dallon dhe aplikon vëllimin në vepra dy dhe tredimensionale.Analizon dhe vlerëson krijimet artistike vetjake dhe të tjerëve duke analizuar, elementet, parimet dhe teknikat e gjuhës artistike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.3. Harton planin e punës për realizimin e një krijimi/detyre duke përcaktuar fazat kryesore sipas fushës mësimore (letrar, shkencor, artistik).III.1. Kërkon dhe përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (si: libra, revista, doracakë, fjalorë, enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.IV.4. Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.VI.6. Dëshmon vetëbesim të lartë në marrjen e vendimeve për veprimet që ndërmerr, pa i dëmtuar interesat e të tjerëve, të cilat kontribuojnë në rritjen e cilësisë së aktivitetit të grupit shoqëror apo të komunitetit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1. Përdorin me kreativitet e origjinalitet elementet e gjuhës artistike për të komunikuar idetë e veta.2.3. Eksperimentojnë dhe përzgjedhin mundësitë shprehëse të teknikave të ndryshme artistike, në realizimin e punimeve artistike të tyre.4.2.Komentojnë krijimet/performimet e veta dhe të të tjerëve duke përdorur terminologjinë dhe konceptet artistike adekuate.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: VëllimiFjalët kyçe: vëllim, dritë, hije e objektit, hije e mbartur.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:- vëzhgon dhe mbledh detaje për të identifikuar vëllimin;- reflekton mbi imazhet si pjesë përbërëse të realitetit që e rrethon;- zbulon se drita u jep vëllim objekteve;- përdor dritën dhe hijen për të krijuar vëllimin e objekteve;- vlerëson punën e tij dhe të shokëve.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, imazhe që ilustrojnë elementin vëllimin dhe burimin e dritës, fletë vizatimi, laps, flamastera, ngjitës.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Shkencat e natyrës.

