Page 48 - Demo
P. 48


                                    Libër për mësuesin/en46PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Kujtesa pamore dhe bisedëMësimi fillon me shfaqjen e një fotografie ku burimi i dritës duket qartë nëpërmjet objektit të paraqitur aty (Mësuesi/ja i referohet imazhit në libër ose zgjedh vetë një imazh). Mësuesi/ja drejton pyetje të tilla si: Nga cila anë është burimi i dritës? A e shohim qartë ngjyrën dhe formën e frutave në foto? Po në pjesën e hijes a e kuptojmë formën e frutave? Po në zonën ku drita nuk hyn fare a mund të shohim? (Në këtë mënyrë, nxënësit kuptojnë që drita bën të mundur që ne të shohim formën e objekteve, ngjyrën dhe vëllimin e tyre.).Ndërtimi i njohurive të reja: Harta e të pyeturit, kujtesa pamore, punë individualeMësuesi/ja orienton nxënësit të shohin dy imazhe ku shfaqet i njëjti objekt. Në njërën nga fotografitë drita është e fortë dhe krijon kontrast, ndërsa në tjetrën objekti shfaqet në një ditë gri kur drita nuk krijon kon- traste Ku qëndron ndryshimi midis këtyre fotografive? Si janë ngjyrat në fotografinë e parë? Në cilën anë bie drita dhe në cilën anë të ndërtesës bie hija? Po në fotografinë e dytë, a kemi anë të ndriçuar të ndërtesës dhe anë në hije të saj? Në çfarë momenti dhe kohe është bërë kjo fotografi?Mësuesi/ja orienton të vëzhgojnë imazhe me natyra të qeta ku kontrasti i dritëhijes është shumë i fortë dhe shpjegon që drita bën të mundur që ne të kuptojmë vëllimin e objekteve nëpërmjet dritëhijes që krijohet. Ai/ajo tregon që hija, e cila ndodhet brenda objektit në zonën e pandriçuar, quhet hija e objektit dhe hija që objekti lëshon në tokë, quhet hija e mbartur.Mësuesi/ja i nxit nxënësit që në krijimin e tyre të pasqyrojnë objekte ku vëllimi i tyre krijohet nga drita dhe hija. Shembujt e ushtrimeve në libër përdoren për të nxitur nxënësit/et në krijim. Udhëzimi dhe demonstrimi i mësuesit është i rëndësishëm për të realizuar detyrën. Nxënësit/et mund të vizatojnë një objekt çfarëdo, direkt nga natyra ose nga imagjinata, apo edhe një objekt nga revistat. Në fillim duhet të përcaktojnë burimin e dritës. Nëse përcaktojnë burimin e dritës me një pikë (ashtu si te shembujt në libër) heqin një vijë drejt kontureve të objektit për të përcaktuar hijen e objektit. Brenda objektit përcaktojnë hijen e tij dhe dritën.Kompozimin e krijuar mund ta punojnë bardhë e zi me laps ose edhe me ngjyra.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë punën, nxënësit/et diskutojnë për punën e tyre, mënyrën e realizimit dhe vështirësitë që hasën. Diskutojnë për mënyrën se si e krijuan vëllimin e objektit nëpërmjet dritëhijes. Shpjegojnë nëse kanë arritur të tregojnë qartë hijen e objektit, hijen e mbartur në marrëdhënie me burimin e dritës.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të eksperimentojnë dhe të krijojnë në shtëpi me njohuritë që ata morën mbi vëllimin dhe burimin e dritës.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52