Page 49 - Demo
P. 49
Art figurativ 647PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 8ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIGjuha dhe komunikimi artistikTema: Elementet figurativeRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Dallon dhe përshkruan llojet e ndryshme të hapësirës duke përdorur parimin e perspektivës për të arritur iluzionin e hapësirës në punime artistike.Analizon dhe vlerëson krijimet artistike vetjake dhe të tjerëve duke analizuar, elementet, parimet dhe teknikat e gjuhës artistike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):III.1. Kërkon dhe përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (si: libra, revista, doracakë, fjalorë, enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.III.5. Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.IV.4. Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.VI.6. Dëshmon vetëbesim të lartë në marrjen e vendimeve për veprimet që ndërmerr, pa i dëmtuar interesat e të tjerëve, të cilat kontribuojnë në rritjen e cilësisë së aktivitetit të grupit shoqëror apo të komunitetit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):2.1. Përdorin me kreativitet e origjinalitet elementet e gjuhës artistike për të komunikuar idetë e veta.2.3. Eksperimentojnë dhe përzgjedhin mundësitë shprehëse të teknikave të ndryshme artistike, në realizimin e punimeve artistike të tyre.4.2. Komentojnë krijimet/performimet e veta dhe të të tjerëve duke përdorur terminologjinë dhe konceptet artistike adekuate.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: HapësiraFjalët kyçe: hapësirë, hapësirë e brendshme, hapësirë e jashtme, treguesit hapësinorë, mbivendosje, objektet afër dhe objektet larg.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:- vëzhgon me qëllim për të identifikuar llojet e ndryshme të hapësirës;- reflekton mbi mënyrën sesi e perceptojmë ne hapësirën;- zbulon karakteristikat dalluese të llojeve të hapësirës dhe disa nga mënyrat e paraqitjes së saj në sipërfaqen dydimensionale;- përdor qëllimisht mënyrën e paraqitjes së hapësirës për të arritur rezultatin e dëshiruar;- shpreh mendimin e tij/saj për mundësitë e paraqitjes së hapësirës në krijim. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, imazhe që ilustrojnë njohuritë mbi hapësirën, fletë vizatimi, laps, rapidograf, flamastera ose akuarele.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Shkencat e natyrës.

