Page 50 - Demo
P. 50
Libër për mësuesin/en48PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Kujtesa pamore dhe bisedëMësimi fillon me pyetjet që mësuesi/ja u drejton nxënësve: Çfarë kuptoni ju me hapësirë? A zhvillohet jeta dhe veprimtaria jonë në hapësirë? Çfarë karakteristikash kanë objektet në hapësirë?A kanë objektet gjatësi, gjerësi dhe thellësi? A mund t’i shohim ne objektet në hapësirë nga të gjitha anët? Mësuesi/ja orienton nxënësit të vëzhgojnë imazh fotografik nga një ambient i brendshëm dhome dhe pyet: Çfarë shohim këtu? A mund ta quajmë këtë një hapësirë të brendshme dhe të mbyllur?Mësuesi/ja shfaq tri foto, në njërën një hapësirë urbane qyteti, në të dytën një hapësirë brenda në pyll dhe në të tretën një hapësirë të hapur ku syri shkon shumë larg dhe pyet: A është kjo një hapësirë brenda në qytet? A mund të shkojë vështrimi ynë përtej ndërtesave? Po në fotografinë e pyllit, a mund të shikojë syri shumë larg? Po në foton e tretë a ka kufi shikimi ynë?Ndërtimi i njohurive të reja: Harta e të pyeturit, kujtesa pamore, punë individualeMësuesi/ja shpjegon se në dy fotografitë e para kemi dy hapësira të mesme dhe në të fundit kemi një hapësirë të hapur. Po në art, si e shprehim hapësirën me tri përmasa?Mësuesi/ja orienton vëzhgimin ndaj imazhit të një skulpture të rrumbullakët dhe të një pikture dhe pyet: A është skulptura me tri përmasa? A mund ta shohim atë nga të gjitha anët? Po piktura sa përmasa ka? (Ndryshe nga skulptura piktura ka dy përmasa.)Mësuesi/ja shpjegon se si paraqitet hapësira në një sipërfaqe me dy përmasa siç është vizatimi dhe piktura. Për këtë orienton vëzhgimin në imazhe ku objektet ose hapësirat njëra pas tjetrës vijnë duke u zvogëluar, objekte afër dhe larg, objekte të mbivendosura, dhe drejton pyetje për të mbajtur gjallë diskutimin dhe kuriozitetin e nxënësve. Mësuesi/ja shpjegon se këto janë disa mënyra për të shprehur hapësirën mbi një sipërfaqe dydimensionale.Nëpërmjet ushtrimeve të librit ku jepen dy mënyra të paraqitjes së hapësirës, mësuesi/ja i nxit e i orienton nxënësit/et të krijojnë, duke përzgjedhur një nga këto dy mënyra. Ata/ato mund të krijojnë një peizazh, duke përdorur njërin nga këta tregues, sipas imagjinatës së tyre ose duke u mbështetur në shembujt e ndryshëm fotografikë.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë, nxënësit flasin për punën e tyre, mënyrën e realizimit dhe vështirësitë që hasën. Diskutojnë për mënyrën që kanë zgjedhur për të paraqitur hapësirën dhe se si e kanë realizuar atë.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të eksperimentojnë dhe të krijojnë në shtëpi mënyrat e paraqitjes së hapësirës në krijim.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

