Page 51 - Demo
P. 51
Art figurativ 649PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 9ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIGjuha dhe komunikimi artistikTema: Parimet e artitRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Dallon rregullat e kompozimit dhe i përdor ato për të kompozuar vepra artistike.Identifikon dhe aplikon llojet e ndryshme të kompozicionit në punimet e tyre artistike.Identifikon llojet e ndryshme të baraspeshave dhe përdor ato në vepra artistike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.1. Shpreh mendimin/gjykimin e vet për një punim letrar apo artistik duke veçuar analogjitë dhe dallimet me krijime të tjera të ngjashme.III.5. Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.IV.4. Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.V.2.Vlerëson përmbajtjen e vlerave pozitive dhe negative në mjedisin e tij ose në rrethinë.VI.6. Dëshmon vetëbesim të lartë në marrjen e vendimeve për veprimet që ndërmerr, pa i dëmtuar interesat e të tjerëve, të cilat kontribuojnë në rritjen e cilësisë së aktivitetit të grupit shoqëror apo të komunitetit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.2. Zbulojnë dhe prezantojnë përmbajtjen e veprave të artit nëpërmjet analizës së elementeve të përdorura të gjuhës artistike dhe teknikave të përdorura.1.3. Eksperimentojnë dhe përzgjedhin mundësitë shprehëse të teknikave të ndryshme artistike, në realizimin e punimeve artistike të tyre.4.2. Komentojnë krijimet/performimet e veta dhe të të tjerëve duke përdorur terminologjinë dhe konceptet artistike adekuate.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Kompozimi dhe parimet e tij. BaraspeshaFjalët kyçe: parimet e artit, baraspesha, simetri, simetri rrethore, asimetri.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:- vëzhgon me qëllim për të identifikuar simetrinë dhe asimetrinë në mjedisin rrethues;- reflekton mbi mënyrën se si e perceptojmë ne baraspeshën në mjedisin që na rrethon;- zbulon karakteristikat e simetrisë dhe asimetrisë për të arritur baraspeshë;- përdor qëllimisht simetrinë dhe asimetrinë në krijim;- shpreh mendimin e tij/saj për mundësitë e përdorimit të simetrisë dhe asimetrisë në krijim.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, imazhe që ilustrojnë prezantimin paraprak të parimeve të kompozimit dhe njohuritë mbi baraspeshën, fletë vizatimi, imazhe nga revistat dhe fleta me ngjyra, laps, gërshërë, flamastera ose akuarele.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Matematika, Shoqëria dhe mjedisi, Shkencat e natyrës.

