Page 52 - Demo
P. 52


                                    Libër për mësuesin/en50PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Kujtesa pamore dhe bisedëNë fillim të orës, mësuesi/ja bën një prezantim të parimeve të artit. Nëpërmjet një imazhi, në rastin e librit është përdorur një ndërtesë qytetare tradicionale me vlera artistike, mësuesi/ja orienton nxënësit të vëzhgojnë dhe të dallojnë parimet e artit që ndërtojnë qoftë ndërtesën në vetvete, ashtu edhe imazhin fotografik.Prezantimi është thjesht informative. Nxënësit do të njihen në mënyrë të veçantë me secilin parim. Baraspesha është pikërisht parimi i parë me të cilin nxënësit do të njihen këtë orë mësimi. Imazhi i fluturës është një fillim i mirë për të kuptuar këtë parim. Pyetjet që drejton mësuesi/ja janë: A është flutura e barabartë në të dyja anët e saj? A quhet flutura simetrike? A ndahen objektet simetrike në dy pjesë të barabarta duke iu referuar qendrës së tyre që ndryshe quhet aksi i simetrisë?Ndërtimi i njohurive të reja: Harta e të pyeturit, kujtesa pamore, punë individualeMësuesi/ja orienton vëzhgimin ndaj imazheve simetrike nga natyra dhe objekte të krijuara nga njeriu duke drejtuar pyetje për diskutim nxënësve. Më pas, vëzhgimi fokusohet në imazhe ku shfaqet simetria rrethore dhe nxënësit diskutojnë duke lidhur edhe njohuritë e tyre në matematikë. Më pas, vëzhgimi fokusohet tek imazhet me objektet nga natyra dhe të krijuara nga njeriu që janë asimetrike. Nxënësit nxiten të japin shembuj të asimetrisë nga natyra dhe nga objektet e krijuara nga njeriu.Mësuesi/ja shpjegon që me simetri kuptojmë një objekt ose një krijim ku të dyja anët e saj janë të barabarta dhe të baraslarguara nga aksi i simetrisë. Simetri rrethore kemi atëherë kur të gjitha anët e objektit janë të baraslarguara nga qendra. Asimetri kemi atëherë kur objektet nuk shfaqen të njëjta në të dyja anët e tyre, por janë të baraspeshuara (si në një peshore). Mësuesi/ja i nxit nxënësit të krijojnë, duke përdorur simetrinë ose simetrinë rrethore, si dhe shpjegon që edhe pasqyrimi në ujë është një formë e simetrisë. Duke u mbështetur në ushtrimet e librit, ata/ato mund të zgjedhin të krijojnë një kompozim me pasqyrimin e ujit. Në fillim mund të krijojnë gjysmën e kompozimit nëpërmjet imazheve të gatshme të marra nga revistat dhe më pas mund ta riprodhojnë atë në pjesën e poshtme në formën e një pasqyrimi. Gjithashtu, nxënësit mund të krijojnë rozeta dekorative me letra sipas udhëzimeve në libër. Rozeta është një ilustrim shumë i mirë i simetrisë rrethore dhe kombinimet për ta krijuar me letër janë të pafundme. Gjatë kohës që nxënësit krijojnë, mësuesi/ja i nxit dhe i udhëzon. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë, nxënësit/et flasin për punën e tyre, mënyrën e realizimit të saj dhe vështirësitë që hasën. Ata/ato diskutojnë se cilën nga llojet e baraspeshës simetrike përdorën në punët e tyre. Ata/ato kuptojnë se përdorimi i simetrisë është mënyra më e thjeshtë për të arritur baraspeshën në krijim.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të eksperimentojnë dhe të krijojnë në shtëpi duke përdorur njohuritë që morën mbi baraspeshën.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56