Page 53 - Demo
P. 53


                                    Art figurativ 651PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 10ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIGjuha dhe komunikimi artistikTema: Parimet e artitRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):Dallon rregullat e kompozimit dhe i përdor ato për të kompozuar vepra artistike.Identifikon llojet e ndryshme të harmonive duke realizuar një punim me parimin e harmonisë.Analizon ritmin në punime të ndryshme artistike dhe aplikon lloje të ndryshme të ritmit në punët e tyre.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.1. Shpreh mendimin/gjykimin e vet për një punim letrar apo artistik duke veçuar analogjitë dhe dallimet me krijime të tjera të ngjashme.III.5. Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.IV.4. Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.V.2. Vlerëson përmbajtjen e vlerave pozitive dhe negative në mjedisin e tij ose në rrethinë.VI.6. Dëshmon vetëbesim të lartë në marrjen e vendimeve për veprimet që ndërmerr, pa i dëmtuar interesat e të tjerëve, të cilat kontribuojnë në rritjen e cilësisë së aktivitetit të grupit shoqëror apo të komunitetit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.2. Zbulojnë dhe prezantojnë përmbajtjen e veprave të artit nëpërmjet analizës së elementeve të përdorura të gjuhës artistike dhe teknikave të përdorura.1.3. Eksperimentojnë dhe përzgjedhin mundësitë shprehëse të teknikave të ndryshme artistike, në realizimin e punimeve artistike të tyre4.2. Komentojnë krijimet/performimet e veta dhe të të tjerëve duke përdorur terminologjinë dhe konceptet artistike adekuate.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Ritmi dhe harmoniaFjalët kyçe: ritmi, harmonia, motive, dekoracioni.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:- vëzhgon me qëllim;- për të identifikuar ritmin në mjedisin rrethues;- reflekton mbi mënyrën se si ndërthuret ritmi në punime të ndryshme artistike;- zbulon që përsëritja e elementeve në mënyrë ritmike krijon harmoninë;- përdor qëllimisht ritmin për të arritur harmoninë në krijim;- shpreh mendimin e tij/saj për mundësitë e përdorimit të ritmit për të krijuar harmoninë në krijim.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, imazhe që ilustrojnë njohuritë mbi ritmin dhe harmoninë, fletë vizatimi, karton, gërshërë, laps, ngjyra uji.
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57