Page 54 - Demo
P. 54
Libër për mësuesin/en52Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Matematika, Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna, Artet (muzika), Shkencat e natyrës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: brainstorming dhe bisedëMësuesi/ja shkruan në tabelë fjalën ritëm dhe i nxit nxënësit të shprehin mendimin e tyre rreth kësaj fjale. Mësuesi/ja shënon në tabelë çdo fjalë apo çdo mendim që lidhet me ritmin. Ato mund të jenë: muzika, muzika ritmike, përsëritja, vrapi, eja sportive, noti, rrahjet e zemrës etj., mësuesi/ja i nxit nxënësit të shpjegojnë edhe lidhjen e këtyre fjalëve me ritmin.Ndërtimi i njohurive të reja: kujtesa pamore, punë individualeMbas bisedës mbi shembujt e ndryshëm të ritmit në natyrë dhe në jetën e përditshme, mësuesi/ja shpjegon se përsëritja e rregullt e dy fenomeneve, dy tingujve, lëvizjeve etj., krijojnë ritmin. Ritmi ka një zhvillim të rregullt si kur është i thjeshtë, ashtu edhe kur është i ndërlikuar.Nëpërmjet imazheve nga arti dekorativ në periudha të ndryshme historike, mësuesi/ja shpjegon mënyrën e përdorimit të ritmit.Mësuesi/ja shpjegon që Harmonia në një vepër art krijohet kur të gjitha elementet e artit (vija, forma, ngjyra, tekstura lidhen dhe plotësojnë njëra-tjetrën). Përsëritja e tyre në një ritëm të caktuar është një mënyrë e mirë për të arritur harmoninë në një vepër arti.Mësuesi/ja i nxit nxënësit/et të krijojnë një dekoracion, duke përdorur një motiv të thjeshtë popullor. Pasi kanë zgjedhur dhe realizuar motivin, ata nxiten të kombinojnë ritmin e përhapjes së motivit për të krijuar një dekoracion harmonik. Nxënësit mund të eksperimentojnë duke krijuar lloje të ndryshme ritmi. Ata porositen që të harmonizojnë edhe ngjyrat nëpërmjet përsëritjes.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë, nxënësit/et flasin për punën e tyre, mënyrën e realizimit të saj dhe vështirësitë që hasën. Ata/ ato diskutojnë mbi mënyrën e realizimit të ritmit në krijimet e tyre. Ata/ato kuptojnë se nëpërmjet përsëritjes së elementeve mund të krijohen punime të ndryshme ritmike dhe se nëpërmjet kësaj përsëritjeje krijohet harmonia.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të eksperimentojnë dhe të krijojnë në shtëpi punime nëpërmjet ndërthurjeve të ndryshme të ritmit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

