Page 55 - Demo
P. 55


                                    Art figurativ 653PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 11ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIGjuha dhe komunikimi artistikTema: Parimet e artitRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Identifikon rëndësinë dhe karakteristikat e kontrastit për të bërë dallimin midis elementeve të ndryshme figurative në një vepër arti.Përdor lloje të ndryshme të kontrastit në punime artistike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2. Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.III.5. Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.IV.4. Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.V.2. Vlerëson përmbajtjen e vlerave pozitive dhe negative në mjedisin e tij ose në rrethinë.VI.6. Dëshmon vetëbesim të lartë në marrjen e vendimeve për veprimet që ndërmerr, pa i dëmtuar interesat e të tjerëve, të cilat kontribuojnë në rritjen e cilësisë së aktivitetit të grupit shoqëror apo të komunitetit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.2.Zbulojnë dhe prezantojnë përmbajtjen e veprave të artit nëpërmjet analizës së elementeve të përdorura të gjuhës artistike dhe teknikave të përdorura.1.3.Eksperimentojnë dhe përzgjedhin mundësitë shprehëse të teknikave të ndryshme artistike, në realizimin e punimeve artistike të tyre.4.2. Komentojnë krijimet/performimet e veta dhe të të tjerëve duke përdorur terminologjinë dhe konceptet artistike adekuate.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: KontrastiFjalët kyçe: kontrasti, kontrasti i formave, kontrasti i ngjyrave, kontrasti bardhë e zi.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:- vëzhgon me qëllim për të identifikuar kontrastin në mjedisin rrethues;- reflekton mbi mënyrën se si shfaqet kontrasti në punime të ndryshme artistike;- zbulon që kontrasti krijohet nëpërmjet dallimit të elementeve të ndryshëm;- përdor qëllimisht kontrastin në krijim;- shpreh mendimin e tij/saj për mundësitë e përdorimit të kontrastit në krijim.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, imazhe që ilustrojnë njohuritë mbi kontrastin e elementeve të ndryshme, materialet sipas dëshirës.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Matematika, Shoqëria dhe mjedisi, Shkencat e natyrës.
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59