Page 56 - Demo
P. 56


                                    Libër për mësuesin/en54PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: brainstorming, kujtesa pamore, bisedëMësuesi/ja shkruan në tabelë fjalën kontrast dhe pyet nxënësit se çfarë kuptojnë dhe ku e gjejmë kontrastin. Pasi shkruan disa mendime mbi kontrastin si p.sh. kontrasti i madh i vogël, pemë shkurre, nata dhe dita etj., mësuesi/ja orienton nxënësit të vëzhgojnë një imazh dhe të gjejnë dallimet në ngjyrë e në formë, pra të krahasojnë.Ndërtimi i njohurive të reja: kujtesa pamore, punë individualeMësuesi/ja shpjegon që kur themi kontrast mendojmë krahasimin midis dy objekteve ose fenomeneve. Atë e gjejmë në natyrë dhe në mjedisin rrethues. Kontrasti është një nga parimet e kompozimit. Mënyra kryesore për të krijuar kontrastin është nëpërmjet përdorimit të llojeve të ndryshme të vijave, të formave, të ngjyrave, të teksturave, të përmasave etj.Artistët e përdorin kontrastin në veprat e tyre për të dhënë një mesazh të caktuar. Nëpërmjet shembujve të ndryshëm të veprave të artit nxënësit zbulojnë përdorimin e kontrastit të bardh e zisë, të ngjyrave dhe të formave. Mësuesi/ja i orienton nxënësit të zbulojnë kontrastin në veprën e artistit Gjelosh Gjoka dhe të krijojnë edhe duke përdorur kontrastin grafik të bardhë e zisë. Ata orientohen të zgjedhin vetë teknikën me të cilën do të realizojnë punimin e tyre. Gjatë kohës që nxënësit krijojnë, mësuesi/ja i nxit dhe i udhëzon.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë, nxënësit flasin për punën e tyre, mënyrën e realizimit të saj dhe vështirësitë që hasën. Ata/ato diskutojnë mbi mënyrën e realizimit të kontrastit në punën e tyre dhe teknikën që zgjodhën. Ata/ato kuptojnë se kontrasti mund të realizohet nëpërmjet dallimit të dukshëm të elementeve të artit.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të eksperimentojnë dhe të krijojnë në shtëpi duke përdorur njohuritë që morën mbi baraspeshën.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60