Page 57 - Demo
P. 57


                                    Art figurativ 655PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 12ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIGjuha dhe komunikimi artistikTema: Parimet e artitRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Shpjegon dhe përshkruan rolin dhe rëndësinëe proporcioneve për realizimin e saktë të raportit në mes të formave të ndryshme.Përdor lloje të ndryshme të kontrastit në punime artistike. Analizon dhe vlerëson krijimet artistike vetjake dhe të tjerëve duke analizuar, elementet, parimet dhe teknikat e gjuhës artistike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2. Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.III.5. Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.IV.4. Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.V.2. Vlerëson përmbajtjen e vlerave pozitive dhe negative në mjedisin e tij ose në rrethinë.VI.6. Dëshmon vetëbesim të lartë në marrjen e vendimeve për veprimet që ndërmerr, pa i dëmtuar interesat e të tjerëve, të cilat kontribuojnë në rritjen e cilësisë së aktivitetit të grupit shoqëror apo të komunitetit.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.2. Zbulojnë dhe prezantojnë përmbajtjen e veprave të artit nëpërmjet analizës së elementeve të përdorura të gjuhës artistike dhe teknikave të përdorura.1.3. Eksperimentojnë dhe përzgjedhin mundësitë shprehëse të teknikave të ndryshme artistike, në realizimin e punimeve artistike të tyre.4.2. Komentojnë krijimet/performimet e veta dhe të të tjerëve duke përdorur terminologjinë dhe konceptet artistike adekuate.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFjalët kyçe: proporcionet, proporcionet e sakta, ndryshimi i proporcioneve.Njësia mësimore: Proporcionet, proporcionet e sakta, ndryshimi i proporcioneve.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:- vëzhgon me qëllim për të identifikuar proporcionet në mjedisin rrethues dhe në vepra arti;- reflekton mbi mënyrën se si shfaqen proporcionet në punime të ndryshme artistike;- zbulon që proporcioni është marrëdhënia midis dy ose më shumë objekteve;- përdor qëllimisht ndryshimin e proporcioneve në krijim;- shpreh mendimin e tij/saj për mundësitë shprehëse të proporcioneve në krijim.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, imazhe që ilustrojnë njohuritë mbi proporcionet e sakta dhe ato të ndryshuara, materialet sipas dëshirës.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Matematika, Shoqëria dhe mjedisi, Shkencat e natyrës.
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61