Page 58 - Demo
P. 58


                                    Libër për mësuesin/en56PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, bisedëMësuesi/ja orienton nxënësit të vëzhgojnë imazhin ku paraqiten dy topa tenisi dhe drejton pyetjen: Si paraqiten përmasat e tyre në lidhje me njëra-tjetrën? A kanë të njëjtën masë topat e tenisit që përdorim? Ata bisedojnë se në jetën reale proporcionet (përmasat) midis topave të tenisit janë të barabarta, ndërsa në imazh ato shfaqen me shkallë të ndryshme.Ndërtimi i njohurive të reja: kujtesa pamore, punë individualeMësuesi/ja shpjegon se proporcioni në kompozim është marrëdhënia midis dy ose më shumë objekteve. Pro- porcionet e sakta marrin shumë rëndësi në një vepër ku imazhi shfaqet realist. Nëpërmjet imazheve të veprave të ndryshme të artit, nxënësit kuptojnë përdorimin e proporcioneve të sakta. Gjithashtu, ata kuptojnë edhe proporcionet në trupin e njeriut. Nëpërmjet imazheve të tjera, nxënësit zbulojnë përdorimin e qëllimshëm të proporcioneve të ndryshuara në një vepër. Mësuesi/ja shpjegon që proporcionet e ndryshuara përdoren për të krijuar imazhe imagjinare.Duke u mbështetur tek ilustrimet e Lizës në botën e çudirave (një krijim i pasur në imagjinatë), mësuesi/ja i orienton nxënësit të realizojnë një krijim imagjinar ose që krijon humor nëpërmjet përdorimit të proporcioneve e ndryshuara. Ata inkurajohen të zgjedhin vetë teknikën në përshtatje me krijimin e tyre. Gjatë kohës që nxënësit krijojnë, mësuesi/ja i nxit dhe i udhëzon.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë, nxënësit flasin për punën e tyre, mënyrën e realizimit të saj dhe vështirësitë që hasën. Ata/ato diskutojnë mbi mënyrën e përdorimit të proporcioneve dhe teknikën që zgjodhën. Ata/ato kuptojnë se ndryshimi i qëllimshëm i proporcioneve mund të krijojë humor apo ironi.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të eksperimentojnë dhe të krijojnë në shtëpi, duke përdorur njohuritë që morën mbi baraspeshën.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62