Page 60 - Demo
P. 60
Libër për mësuesin/en58Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:krijimet e nxënësve/eve të realizuara gjatë vitit shkollor në të gjitha tematikat; mjete të tilla si: tabakë letre, ngjitës, gërshërë, pineska etj.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna, Njohja e kulturave, Bashkëjetesa dhe bashkëpunimi.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: bisedëMësuesi/ja i nxit nxënësit të diskutojnë për mënyrën se si ndërtohet një ekspozitë, duke u mbështetur në përvojat e tyre në ekspozimin e punimeve. Ai/ajo shpjegon se ata/ato do të krijojnë një ekspozitë me punimet e tyre.Ndërtimi i njohurive të reja: bisedë, punë grupMësuesi/ja i orienton nxënësit se për të hapur një ekspozitë të përbashkët duhet të punojnë në grupe. Ai/ajo e ndan klasën në katër grupe dhe orienton për ndarjen e punës. Grupi i parë së bashku me mësuesin/en do të përzgjedhë punët më të mira, në mënyrë që çdo nxënës/e të jetë pjesëmarrës/e i/e barabartë në ekspozitë. Është mirë që të ketë punime nga secila njësi mësimore.Grupi i dytë i ndan punimet sipas tematikave dhe i kalon te grupi i tretë, i cili bën vendosjen e punëve në ta- bakë letre. Grupi i katërt përcakton dhe ndan hapësirat ku do të vendosen punimet dhe se si do të vendosen. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë punën, nxënësit diskutojnë për ekspozitën e tyre, për njohuritë që morën mbi gjuhën artistike dhe se si e përdorën atë në krijim. Ata/ato diskutojnë për mënyrën e bashkëpunimit dhe rezultatin e ekspozitës.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURDetyra vendoset nga mësuesi/ja.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

