Page 61 - Demo
P. 61


                                    Art figurativ 659PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 14ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIKrijimtaria dhe performanca artistikeTema: Krijimi i punimeve: VizatimiRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Krijon veprave artistike duke përdorur lloje dhe teknika të ndryshme të vizatimit.Prezanton dhe përshkruan punimet e tij, para klasës. Analizon dhe vlerëson krijimet artistike vetjake dhe të tjerëve duke analizuar, elementet, parimet dhe teknikat e gjuhës artistike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.4. Shpreh mendimin/gjykimin për një temë të caktuar ose prezantim artistik, me anë të të folurit ose me shkrim si dhe në forma të tjera të komunikimit.II.3. Harton planin e punës për realizimin e një krijimi/detyre duke përcaktuar fazat kryesore sipas fushës mësimore (letrar, shkencor, artistik).II.5. Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.3. Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.IV.4. Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.1. Krijon duke përdorur mjete të ndryshme shprehëse artistike për të shprehur përjetimin individual, ndjenjat dhe idetë personale.1.2. Vizaton, ngjyros, modelon (me laps, ngjyra, plastelinë, letër e materiale të tjera) në mënyrë të lirshme dhe kreative ose në tema të caktuara.2.1. Përdor me kreativitet e origjinalitet elementet e gjuhës artistike për të komunikuar idetë e veta.4.2. Komentojnë krijimet/performimet e veta dhe të të tjerëve duke përdorur terminologjinë dhe konceptet artistike adekuate.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Teknika e vizatimitFjalët kyçe: vizatim, laps, gomë, letër, pluhur grafiti, argjilë, tonalitet.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:- zbulon karakteristikat dhe mundësitë shprehëse të teknikës së vizatimit;- përdor me kompetencë mjetet e teknikës së vizatimit;- eksperimenton me mjetet e vizatimit, duke përdorur elemente të gjuhës pamore;- shpreh mendimin e tij/saj për mundësitë shprehëse të teknikës së vizatimit.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, ilustrime të vizatimeve të artistëve/eve të ndryshëm/me; mjete të tilla si: laps, letër, gomë.
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65