Page 62 - Demo
P. 62
Libër për mësuesin/en60Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Jeta dhe puna, Njohja e kulturave.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, bisedëMësuesi/ja orienton nxënësit të vëzhgojnë imazhe të vizatimeve dhe pyet nxënësit: Me çfarë teknike janë të realizuara këto krijime? A është vizatimi teknika që përdorim më shumë? A realizohen konturet dhe format e objekteve nëpërmjet vizatimit? Cili është mjeti më i zakonshëm për të realizuar një vizatim? Po mjetet ndihmëse cilat janë? Ndërtimi i njohurive të reja: Harta e të pyeturit, eksperimenti, punë individualeNëpërmjet teknikës së hartës së pyetjeve mësuesi/ja ndërton njohuritë e reja. Si është i formuar lapsi? Po maja e lapsit? (Maja e lapsit formohet nga pluhuri i grafitit dhe argjila.) A e keni vënë re që disa lapsa lënë shenja të ndryshme mbi letër? (Disa janë të zbehta e disa janë të forta. Kjo ndodh për arsye të përbërjes dhe të pjekjes së lapsave.) Po goma dhe letra, sa ndihmojnë në realizimin e vizatimit? (Përveç formës dhe konturit të objekteve vizatimi me laps na ofrojnë mundësi të tjera shprehëse). Mësuesi/ja shpjegon se lapsa të ndryshëm lenë shenjë të ndryshme mbi letër, disa të fortë dhe disa të lehtë dhe mund të zgjidhen sipas dëshirës. Kjo kuptohet edhe nga shenja që lapsat kanë: h, hb, b, 2b etj. Mësuesi/ja orienton nxënësit të shohin shenjat në lapsat e tyre dhe t’i provojnë mbi letër për të bërë dallimin. Mësuesi/ja vë në dukje se cilësia e lapsit mbi letër varet edhe nga presioni që dora ushtron mbi letër.Mësuesi/ja i orienton nxënësit të krijojnë shkallëzimet (gradacionet) e lapsit duke pasur parasysh shkallën e fortësisë së lapsit dhe presionin e dorës. Nxënësit duhet të zgjedhin katër lapsa me cilësi të ndryshme dhe të vizatojnë në fletën e vizatimit katër kolona të ndara në gjashtë katrorë secila. Ata/ato duhet të fillojnë punën me lapsin më të fortë. Katrorin e parë të një kolone e mbushin duke ushtruar presionin maksimal të dorës. Duke kaluar nga katrori në katror presioni i dorës vjen duke u ulur. Pasi të jenë mbushur të gjashtë katrorët e kolonës, do të shihet dallimi nga një katror te tjetri. Me lapsat e tjerë, nxënësit i mbushin katrorët duke krijuar shkallëzimet tonale të të gjithë lapsave. Gjatë punës, mësuesi/ja i udhëzon nxënësit mbi mënyrën si të përdorin presionin e dorës.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë punën, nxënësit shohin rezultatin dhe diskutojnë mbi mënyrën e realizimit të saj. Ata/ato shohin diferencën nga njëra kolonë te tjetra dhe nga një kuti te tjetra.Kuptojnë rëndësinë e presionit të dorës për të krijuar shkallëzimet tonale dhe llojin e lapsit të përdorur. Ata/ ato kuptojnë që shkallëzimet tonale mund t’i përdorin në krijimet e tyre për të realizuar ide të ndryshme.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të eksperimentojnë dhe të krijojnë në shtëpi duke përdorur tonalitetet e lapsit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

