Page 64 - Demo
P. 64
Libër për mësuesin/en62PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, bisedëMësuesi/ja orienton nxënësit të vëzhgojnë peizazhe nga natyra (në këtë rast mund të përdoren edhe peizazhet te mësimi i hapësirës dhe njohuritë e marra aty). Mësuesi/ja i nxit nxënësit të flasin për njohuritë që ata/ato kanë për peizazhin dhe hapësirën nëpërmjet pyetjeve: Çfarë shohim në këto fotografi? A është karakteristikë e peizazheve hapësira? A e kuptojmë hapësirën nëpërmjet objekteve që janë aty? Çfarë ndodh me këto objekte kur largohen nga syri ynë? (Hapësirën në peizazh e kuptojmë nëpërmjet objekteve që ndodhen në planet e peizazhit.)Ndërtimi i njohurive të reja: kujtesa pamore, bisedë, punë individualeMësuesi/ja orienton nxënësit të vëzhgojnë një peizazh në teknikën e vizatimit. Ai/ajo i nxit nxënësit të vëzhgojnë me vëmendje peizazhin e artistit dhe i orienton ata/ato të shohin se si ai e ka krijuar hapësirën e peizazhit nëpërmjet shkallëzimeve tonale të lapsit. Mësuesi/ja i nxit nxënësit të krijojnë një peizazh duke përdorur shkallëzimet tonale. Ata/ato mund të mbështeten në imazhe fotografike të peizazheve (mësuesi/ja i ka lajmëruar një orë më parë për të marrë fotografi me peizazhe nga natyra ose sjell dy-tri imazhe të gjetura nga vetë ai/ajo. Është e rëndësishme që këto imazhe të kenë plane të kuptueshme për këtë grup-moshë).Mësuesi/ja i orienton nxënësit që në fillim të bëjnë ndarjen e planeve dhe të përdorin shkallëzimet tonale duke filluar me planin e parë më të errët. Më pas, nxënësit/et vizatojnë objektet e planit të parë dhe të planeve të tjera, nëse kanë. Ata/ato punojnë si me konturet e objekteve, ashtu edhe me shkallëzimet tonale të tyre.Gjatë kohës që nxënësit/et punojnë, mësuesi/ja monitoron klasën.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë punën, nxënësit flasin për punën e tyre, mënyrën e realizimit dhe vështirësitë që hasën. Ata/ato diskutojnë për mënyrën se si i përdorën shkallëzimet tonale dhe se si ato i ndihmuan të krijojnë hapësirën.Nxënësit kuptojnë që teknika e vizatimit ofron mundësi të shumta shprehëse.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të krijojnë në shtëpi peizazhe me teknikën e vizatimit duke përdorur tonalitetet e lapsit, për të krijuar hapësirën.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

