Page 66 - Demo
P. 66
Libër për mësuesin/en64Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Jeta dhe puna, Njohja e kulturave.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, bisedëMësimi fillon duke treguar ngjyrat e akuarelit dhe një pikturë me akuarel. Mësuesi/ja u drejton pyetje nxënësve: Çfarë teknike realizojmë nëpërmjet ngjyrave të akuarelit? (nxënësit/et e kanë përdorur edhe më parë këtë teknikë.) Cilat janë mjetet që përdoren në këtë teknikë? Cilat janë karakteristikat e saj? A keni eksperimentuar ju me këtë teknikë? Mbi ç’sipërfaqe punojmë me teknikën e akuarelit? A keni provuar të punoni në letra të ndryshme?Ndërtimi i njohurive të reja: demonstrimi, eksperimenti, punë individualeMësuesi/ja shpjegon karakteristikat e akuarelit, duke i demonstruar ato. Në këtë teknikë uji është shumë i rëndësishëm për të tretur ngjyrat dhe për t’i përhapur ato në letër. Penelat duhet të jenë të butë. Ngjyra e bardhë nuk e përdoret në teknikën transparente të akuarelit. Puna fillohet nga tonalitetet më të lehta. Letra është e rëndësishme, ajo nuk duhet të jetë me shkëlqim, por me pore. Teknika e akuarelit përdoret mbi letër të thatë dhe mbi letër të lagur. Në këtë teknikë duhet të jemi të sigurt kur e vendosim ngjyrën pasi nuk mund ta korrigjojmë më.Mësuesi/ja orienton nxënësit të eksperimentojnë me teknikën e akuarelit në letër të lagur. Në fillim laget peneli me ujë dhe më pas laget letra nëpërmjet penelit (Në këtë rast, mësuesi/ja demonstron procesin e punës). Pasi laget letra, zgjidhet ngjyra e duhur për t’u vendosur mbi të, sipas një vizatimi ose ideje. Në këtë mënyrë vendosen ngjyrat me radhë, duke vëzhguar se si ato ndërhyjnë te njëra-tjetra. Nxënësit mund të krijojnë qiellin në momente të ndryshme (duke iu referuar ushtrimit në libër), por ata/ato mund të zgjedhin të krijojnë detin në momente të ndryshme etj. Kjo teknikë me letër të lagur është shumë e mirë për të arritur efekte të ndryshme.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: diskutimiPasi mbarojnë, nxënësit flasin për punën e tyre, mënyrën e realizimit dhe vështirësitë që hasën. Diskutojnë për mundësitë e shumta që ofron kjo teknikë për të krijuar. Shpjegojnë se si e kanë paraqitur qiellin ose detin në momente të ndryshme, cilat ngjyra kanë përdorur për perëndimin e cilat për stuhinë dhe pse.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të eksperimentojnë me mundësitë shprehëse të teknikës së akuarelit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

