Page 68 - Demo
P. 68


                                    Libër për mësuesin/en66Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, ilustrime të peizazheve në teknikën e akuarelit; mjete të tilla si: letër, akuarele, penel, gotë me ujë.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Jeta dhe puna, Njohja e kulturave.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, bisedëMësuesi/ja orienton nxënësit të vëzhgojnë imazhe të peizazheve në teknikën e akuarelit dhe pyet: çfarë paraqesin këto punime? A keni punuar peizazh me teknikën e akuarelit? Si e keni përdorur këtë teknikë? A është e nevojshme ta skicojmë lehtë me laps peizazhin para se të fillojmë të përdorim ngjyrën? (Në mësimin e kaluar thamë që teknika e akuarelit është transparente dhe se nuk e përdorim ngjyrën e bardhë.) A e fillojmë pikturën nga tonalitetet më të lehta?Ndërtimi i njohurive të reja: demonstrimi, eksperimenti, punë individualeMësuesi/ja shpjegon dhe demonstron radhën e punës për të krijuar një peizazh me teknikën e akuarelit. Teknika e akuarelit, me të cilën u realizua detyra në mësimin e kaluar, ishte me letër të lagur. Në fillim nxënësit/et vizatojnë me kontur të lehtë hapësirat dhe objektet e peizazhit. Më pas lagin letrën me penel. Për- zgjedhin ngjyrën e dëshiruar për çdo pjesë të peizazhit dhe e përhapin me penel. Me penelin e ngopur me ujë dhe me ngjyrë krijojnë detajet: pemët, bimët, shtëpitë etj. Nxënësit/et ndjekin radhën e punës sipas demonstrimit të mësuesit/es. Gjatë kohës që nxënësit punojnë, mësuesi/ja monitoron klasën.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimi, diagrami i venitDiskutojnë për mundësitë e shumta që ofron kjo teknikë për të krijuar. Shpjegojnë se si e kanë krijuar peizazhin duke ndjekur hapat e duhur.Nëpërmjet një skeme të thjeshtë të diagramit të venit, mësuesi/ja i fton nxënësit të rendisin karakteristikat e veçanta dhe të përbashkëta midis peizazhet të realizuar me teknikën e vizatimit dhe atij të realizuar me akuarela.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të realizojnë krijime me teknikën e akuarelit dhe të eksperimentojnë me mundësitë shprehëse që ajo ofron.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72