Page 7 - Demo
P. 7
Art figurativ 651. HYRJEArti figurativ ka të bëjë me materializimin e mendimit, ashtu si edhe me shprehjen e një realiteti socialkulturor. Që në fillimet e veta, njerëzimi e ka përdorur artin figurativ si një mënyrë për të përcjellë nëpërmjet imazhit botëkuptimin e tij, duke përdorur aftësi që ndryshojnë në varësi të vendit, periudhës historike dhe kulturës. Mënyra se si na e përshkruan historia e artit praninë e imazheve artistike përgjatë shekujve, që nga parahistoria (përpara shfaqjes së shkrimit), na tregon për rëndësinë që kishin njohuritë artistike për njeriun. Këto njohuri dhe aftësi artistike kanë zënë rrënjë në ndjeshmërinë, intuitën dhe imagjinatën e tij. Artistët/et kanë kontribuar në zhvillimin e ideve dhe si rrjedhojë edhe të shoqërisë duke shprehur bindjet, vlerat dhe shqetësimet përmes veprave të tyre të artit. Në artin figurativ, imazhi mund të marrë forma të ndryshme, në varësi të mjeteve e të materialeve dhe teknikave të ndryshme artistike që përdoren për ta realizuar atë. Ai mund të jetë dy ose tredimensionalë, abstrakt ose figurativ, dinamik ose statik etj. Përzgjedhja e materialeve dhe organizimi i gjuhës pamore së një vepre varen nga mesazhi që ajo do të komunikojë. Edukimi, nëpërmjet lëndës së artit figurativ, nxit zhvillimin e përgjithshëm të nxënësit/es dhe pasuron kulturën e tij/saj. Kjo lëndë i ndihmon nxënësit/et të deshifrojnë mesazhet pamore, të vëzhgojnë imazhet me një ndjeshmëri më të lartë, të ushtrojnë mendimin kritik dhe ndjenjën estetike. Sot, në kulturën e edukimit i kushtohet shumë rëndësi pranisë së imazhit, dhe në këtë drejtim artet pamore luajnë një rol themelor në zhvillimin social dhe artistik të nxënësve/eve. Krijimtaria në art, kontribuon në formimin e identitetit personal, të vetëbesimit dhe ndihmon në krijimin e vetëdijes kulturore e të ndjeshmërisë artistike. Nxënësit/et kanë mundësi të krijojnë imazhet e tyre, duke u përfshirë në procesin krijues, duke zbuluar mundësi të shumta të kombinimit të materialeve me gjuhën pamore, për të komunikuar mendimin e tyre për një audiencë të caktuar.1.1 Pse shërben ky libër?Ky libër do t’u shërbejë mësuesve/eve të artit figurativ, të njohin dhe zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale në këtë lëndë, për zbatimin më së miri të risive në kurrikulën e artit pamor.1.2 Çfarë synon ky libër?Meqenëse arsimi po zbaton mësimdhënien bazuar në kompetenca, ky libër do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjithë mësuesit/et e artit figurativ, të cilët/at do ta ndërtojnë punën e tyre të përditshme bazuar në njohjen e dokumentacionit të ri: korniza kurrikulare, kurrikula bërthamë e arteve, programi mësimor, dhe vlerësimi bazuar në nivelet e arritjes së kompetencave në arte, të cilat përkojnë me tri faza mjaft të rëndësishme:a) planifikimin e të nxënit;b) metodologjinë e mësimdhënies;c) vlerësimin e të nxënit bazuar në qasjen e re me kompetenca.Qëllimi i këtij libri është t’i orientojë dhe t’i ndihmojë mësuesit/et që japin mësim në klasën e gjashtë, për të përmbushur synimet e kurrikulës së artit figurativ, për ndërtimin e kompetencave lëndore, të fushës dhe kyçe te nxënësit/et e klasës së gjashtë, për të planifikuar dhe realizuar detyrat e tyre si mësimdhënës të kësaj lënde, në përputhje me dokumentet zyrtare e me fazat nëpër të cilat kalon mësimdhënia.1.3 Çfarë përmban ky libër?Ky libër është konceptuar në përputhje me draft-programin e klasës së gjashtë, të shkallës së tretë të lëndës “Arti figurativ”.Ky libër merr përsipër:- të sqarojë çdo mësues/e të artit pamor për të gjitha çështjet e planifikimit, të metodologjisë dhe të vlerësimit që duhet të zbatojë çdo mësues/e në lëndën e tij;

