Page 70 - Demo
P. 70


                                    Libër për mësuesin/en68Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Jeta dhe puna, Njohja e kulturave.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, bisedëMësimi fillon me shfaqjen e imazheve të mozaikëve të realizuar nga nxënës. Mësuesi/ja pyet: Çfarë teknike është kjo? A e njihni ju këtë teknikë? Çfarë materialesh keni përdorur për të realizuar punimet tuaja me këtë teknikë? A keni përdorur materiale të tjera përveç letrave me ngjyra?Ndërtimi i njohurive të reja: demonstrimi, eksperimenti, punë individualeMësuesi/ja shpjegon se teknika e mozaikut është një teknikë antike. Artistët/et për të ndërtuar mozaikun për- dorin gurë natyralë, gurë mermeri me ngjyra të ndryshme ose gurë xhami. Mozaiku përdoret për të dekoruar dyshemetë ose muret. Në fillim bëhet vizatimi dhe copëzat me ngjyra ngjiten sipas vizatimit. Kjo teknikë përdorej në periudhat antike në Mesopotami e në Greqi. Romakët e përdorën për të dekoruar muret dhe dyshemetë. Në periudhën e Bizantit për mozaikët u përdorën gurët e xhamit të ngjyrosur.Mësuesi/ja i orienton nxënësit të vëzhgojnë mozaikun romak me peshk dhe mënyrën se si është realizuar (Mund të zgjidhet edhe ndonjë kafshë tjetër, pasi mozaikët romakë janë të pasur me figura kafshësh). Më- suesi/ja i nxit nxënësit/et të krijojnë një peshk, apo një kafshë tjetër dhe sipas demonstrimeve të mësuesit/es ta realizojnë në teknikën e mozaikut. Gurët mund të zëvendësohen në letra me ngjyra ose me fara me ngjyra (shembulli 2 i veprimtarisë në libër). Mbas vizatimit, nxënësit/et përzgjedhin ngjyrat e dëshiruara dhe i presin letrat në katrorë të vegjël. Këta katrorë ngjiten me ndihmën e ngjitësit duke u vendosur sipas një ritmi të caktuar. Duhet pasur parasysh që midis katrorëve të lihet hapësirë. Ndërsa nxënësit që kanë zgjedhur farat e ndryshme me ngjyra I kombinojnë ato dhe I ngjisin në vizatimin e tyre. Gjatë kohës që nxënësit punojnë mësuesi/ja monitoron klasën.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimi, diagrami i venitPasi mbarojnë, nxënësit flasin për punën e tyre, mënyrën e realizimit dhe vështirësitë që hasën. Diskutojnë për mënyrën e realizimit të mozaikut me letër apo të atij me fara, për ngjyrat që përdorën, për temën që ata/ ato zgjodhën dhe radhën e punës që ndoqën. Ata/ato kuptojnë që nëpërmjet kësaj teknike mund të realizojnë idetë e tyre krijuese.Nëpërmjet një skeme të thjeshtë të diagramit të venit, mësuesi/ja i fton nxënësit të rendisin karakteristikat e veçanta dhe të përbashkëta midis mozaikut të realizuar me letër dhe atij të realizuar me fara.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të realizojnë krijime me teknikën e akuarelit dhe të eksperimentojnë me mundësitë shprehëse që ajo ofron.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74