Page 71 - Demo
P. 71
Art figurativ 669PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 19ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIKrijimtaria dhe performanca artistikeTema: Krijimi i punimeve: GrafikaRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):Realizon punime në teknikat e grafikës duke mësuar veçoritë dalluese të saj.Analizon dhe vlerëson krijimet artistike vetjake dhe të tjerëve duke analizuar, elementet, parimet dhe teknikat e gjuhës artistike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.6. Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.II.3.Harton planin e punës për realizimin e një krijimi/detyre duke përcaktuar fazat kryesore sipas fushës mësimore (letrar, shkencor, artistik).III.3. Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.IV.4. Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.V.5. Identifikon shenjat e rrezikut në prodhime apo objekte konkrete dhe u shpjegon të tjerëve porosinë apo kërkesën e tyre vizuale.VI.6. Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, në shkollë etj., dhe merr qëndrim aktiv ndaj personave që nuk i përfillin ato duke ua shpjeguar pasojat për veten dhe për grupin ku bëjnë pjesë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.1. Krijon duke përdorur mjete të ndryshme shprehëse artistike për të shprehur përjetimin individual, ndjenjat dhe idetë personale.1.2. Vizaton, ngjyros, modelon (me laps, ngjyra, plastelinë, letër e materiale të tjera) në mënyrë të lirshme dhe kreative ose në tema të caktuara.2.1. Përdor me kreativitet e origjinalitet elementet e gjuhës artistike për të komunikuar idetë e veta.4.2. Komentojnë krijimet/performimet e veta dhe të të tjerëve duke përdorur terminologjinë dhe konceptet artistike adekuate.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Teknika grafike e shtypit: monotipiFjalët kyçe: teknika shtypi, shtypi me reliev, monotipi.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:- zbulon karakteristikat dhe mundësitë shprehëse të teknikës grafike të shtypit;- përdor me kompetencë mjetet e teknikës së monotipit;- krijon me teknikën e monotipit, duke përdorur elemente të gjuhës pamore;- shpreh mendimin e tij/saj për mundësitë shprehëse të teknikës së monotipit.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, imazhe ilustruese për teknikën e shtypit dhe atë të monotipit; mjete të tilla si: letër me sipërfaqe të lëmuar ose sipërfaqe plastike, tempera ose akuarele me tubet, një rul gome ose një lugë.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Jeta dhe puna, Njohja e kulturave.

