Page 72 - Demo
P. 72


                                    Libër për mësuesin/en70PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, bisedëMësimi fillon orientimin e nxënësve të vëzhgojnë imazhe të realizuara me teknikën e shtypit. Përveç imazheve, ata mund të vëzhgojnë edhe ato veshje që janë me imazhe të shtypura. Mësuesi/ja i nxit nxënësit të flasin mbi përvojat e tyre krijuese me teknikën e shtypit, duke pyetur: Cilat mjete të shtypit keni përdorur më parë? A ju ka pëlqyer kjo teknikë? Çfarë karakteristikash kanë punimet e bëra me të? A është një teknikë e shpejtë? Cilat janë materialet mbi të cilat mund të stampohet? Ju keni veshje me imazhe të shtypura dhe keni parë objekte të ndryshme të dekoruara me teknikën e shtypit. Përmendni disa prej tyre.Ndërtimi i njohurive të reja: demonstrimi, eksperimenti, punë individualeMësuesi/ja shpjegon se me teknikën e shtypit kuptojmë kalimin e një imazhi nga një sipërfaqe në një tjetër. Për ta bërë këtë, në fillim përgatitet imazhi fillestar mbi një sipërfaqe të caktuar. Ky imazh shërben si një model, të cilin e përsërisim nëpërmjet teknikës së shtypit. Këto modele mund të realizohen në sipërfaqe të sheshta, me reliev (ose gdhendje) (Kujtojmë këtu se teknikën me reliev nxënësit e përdorën në realizimin e detyrës në mësimin mbi ritmin dhe harmoninë).Mësuesi/ja shpjegon se teknika e monotipit është një teknikë stampimi dhe demonstron radhën e punës së saj. Me këtë teknikë mund të përftohet vetëm një imazh. Teknikat e stampimit janë ato teknika të përftuara prej kalimit të imazhit nga një sipërfaqe në tjetrën. E njëjta gjë ndodh edhe me teknikën e monotipit. Për të realizuar idenë nëpërmjet kësaj teknike duhet një sipërfaqe e lëmuar. Me tubetet e ngjyrave krijohet figura e dëshiruar (një natyrë e qetë me lule). Me ngjyrat, duke i përzgjedhur ato sipas dëshirës, njëkohësisht vizatohet dhe pikturohet. (Për të bërë vizatimin mund të përdoret edhe lapsi e pastaj të vendosen ngjyrat). Ngjyrat duhet të jenë pastoze. Mbi të vendoset me kujdes fleta e vizatimit dhe sipërfaqja e saj shtypet me rul ose me një lugë, që letra të ngopet me ngjyrën. Më pas, letra çohet me kujdes. Imazhi i përftuar ka krijuar efekte të rastësishme për shkak të përhapjes së ngjyrës. Për të krijuar vazon me lule, nxënësit mbështeten në imagjinatën ose në imazhe të përzgjedhura fotografike.Gjatë kohës që ata/ato punojnë, mësuesi/ja monitoron klasën.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë punën, nxënësit flasin për punën e tyre, mënyrën e realizimit dhe vështirësitë që hasën. Ata/ ato diskutojnë për mundësitë e shumta shprehëse që ofron kjo teknikë. Ata/ato kuptojnë që nëpërmjet kësaj teknike mund të realizojnë krijime të ndryshme shumë interesante. Nxënësit diskutojnë për karakteristikat e kësaj teknike dhe të papriturat që ajo krijon.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të realizojnë krijime me teknikën e monotipit dhe të eksperimentojnë me mundësitë shprehëse që ajo ofron.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76