Page 73 - Demo
P. 73


                                    Art figurativ 671PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 20ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIKrijimtaria dhe performanca artistikeTema: Krijimi i punimeve: FotografiaRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):Realizon fotografi artistike duke përdorur mjetet dhe teknikat manuale apo digjitale.Prezanton dhe përshkruan punimet e tij, para klasës.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):1.6. Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.1.7. Përdor programet softuerike për komunikim në distancë në forma të caktuara të komunikimit, qoftë për nevoja të veta në jetën e përditshme apo si detyrë shkollore.II.3. Harton planin e punës për realizimin e një krijimi/detyre duke përcaktuar fazat kryesore sipas fushës mësimore (letrar, shkencor, artistik).III.3.Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.IV.4. Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.V.5. Identifikon shenjat e rrezikut në prodhime apo objekte konkrete dhe u shpjegon të tjerëve porosinë apo kërkesën e tyre vizuale.VI.6. Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, në shkollë etj., dhe merr qëndrim aktiv ndaj personave që nuk i përfillin ato duke ua shpjeguar pasojat për veten dhe për grupin ku bëjnë pjesë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.1. Krijon duke përdorur mjete të ndryshme shprehëse artistike për të shprehur përjetimin individual, ndjenjat dhe idetë personale.1.2. Vizaton, ngjyros, modelon (me laps, ngjyra, plastelinë, letër e materiale të tjera) në mënyrë të lirshme dhe kreative ose në tema të caktuara.2.1. Përdor me kreativitet e origjinalitet elementet e gjuhës artistike për të komunikuar idetë e veta.4.2. Komentojnë krijimet/performimet e veta dhe të të tjerëve duke përdorur terminologjinë dhe konceptet artistike adekuate.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Teknika fotografike dhe përdorimi i aparatitFjalët kyçe: teknika fotografike, fotografi, aparat fotografik, zhvillimi i filmit, stampimi i fotografisë.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:- zbulon karakteristikat dhe mundësitë shprehëse të fotografisë;- përdor një aparat të thjeshtë fotografik për një qëllim të caktuar;- shpreh mendimin e tij/saj për mundësitë e shumta shprehëse të teknikës së fotografisë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, imazhe që ilustrojnë teknikën klasike të fotografisë; aparat fotografik digjital (ose celular).Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Shkencat e natyrës, Jeta dhe puna, Njohja e kulturave.
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77