Page 74 - Demo
P. 74


                                    Libër për mësuesin/en72PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, bisedëMësuesi/ja fton nxënësit të vëzhgojnë një imazh fotografik ku paraqitet një fotograf në çastin e shkrepjes së aparatit. Mësuesi/ja u drejton pyetje nxënësve/eve për të kujtuar njohuritë e mëparshme mbi fotografinë: Çfarë shohim në këtë fotografi? A ju pëlqen fotografia? A ju pëlqen të realizoni fotografi? A keni realizuar fotografi të bukura? Çfarë ju pëlqen të fotografoni më shumë?Ndërtimi i njohurive të reja: demonstrimi, eksperimenti, bashkëpunim në grupMësuesi/ja shpjegon duke orientuar vëzhgimin e imazheve që ilustrojnë filmin fotografik, zhvillimin dhe stampimin e fotografisë. Fjala “fotografi” e ka prejardhjen nga greqishtja dhe do të thotë “shkrim nëpërmjet dritës”. Parimi i fotografisë bazohet në zbulimin se disa substancave kimike janë të ndjeshme ndaj dritës. Një material, i cili përmban këto substanca, bëhet i ndjeshëm ndaj dritës dhe është në gjendje të ruajë imazhin.Ky material është filmi fotografik. Teknika fotografike kalon nëpër tri faza: shkrepja e aparatit, zhvillimi i filmit dhe stampimi. Realizimi i kësaj teknike i përket teknologjisë së aparatit me film. Realizimi i një fotografie cilësore varet nga aftësia e fotografit për të përdorur aparatin dhe për të kapur momentin e duhur. Sot, ne përdorim aparate digjitale, të cilat janë shumë të thjeshta për t’u përdorur (edhe telefonat celularë sot realizojnë fotografi mjaft të mira, për sa i përket cilësisë).Mësuesi/ja u shpjegon nxënësve përdorimin e aparatit fotografik dhe i nxit ata/ato të bëjnë fotografi. Nxënësit/et mund të dalin në ambientet e oborrit të shkollës ose brenda në klasë. Mësuesi/ja i udhëzon të kompozojnë mirë figurën ose figurat brenda kuadratit. Ata/ato realizojnë fotografi të ndryshme me njëri-tjetrin.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiNë fund të orës së mësimit, mësuesi/ja i kalon fotot e aparatit në kompjuter dhe i shohin të gjithë bashkë. Nxënësit/et diskutojnë për fotografitë e realizuara, për mënyrën se si i kanë kompozuar. Nxënësit/et kuptojnë që fotografia sot luan një rol shumë të rëndësishëm në komunikimin e ideve dhe që është mënyra kryesore e komunikimit pamor në ditët e sotme.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të realizojnë kompozime të ndryshme në fotografi dhe të eksperimentojnë me mundësitë shprehëse që ajo ofron.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78