Page 75 - Demo
P. 75
Art figurativ 673PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 21ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIKrijimtaria dhe performanca artistikeTema: Krijimi i punimeve: FotografiaRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Realizon fotografi artistike duke përdorur mjetet dhe teknikat manuale apo digjitale.Manipulon me imazhe fotografike duke përdorur programe të ndryshme kompjuterike.Vëren, përjeton, analizon, çmon, vlerëson e gjykon punën artistike në mënyrë analitike-kritike përmes punimeve individuale, grupore brenda dhe jashtë klasës, ekspozitave të organizuara shkollore.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):1.6. Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.1.7. Përdor programet softuerike për komunikim në distancë në forma të caktuara të komunikimit, qoftë për nevoja të veta në jetën e përditshme apo si detyrë shkollore.II.3. Harton planin e punës për realizimin e një krijimi/detyre duke përcaktuar fazat kryesore sipas fushës mësimore (letrar, shkencor, artistik).III.3. Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.IV. 4.Identifkon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.V.5. Identifikon shenjat e rrezikut në prodhime apo objekte konkrete dhe u shpjegon të tjerëve porosinë apo kërkesën e tyre vizuale.VI.6. Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, në shkollë etj., dhe merr qëndrim aktiv ndaj personave që nuk i përfillin ato duke ua shpjeguar pasojat për veten dhe për grupin ku bëjnë pjesë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.1. Krijon duke përdorur mjete të ndryshme shprehëse artistike për të shprehur përjetimin individual, ndjenjat dhe idetë personale.1.2. Vizaton, ngjyros, modelon (me laps, ngjyra, plastelinë, letër e materiale të tjera) në mënyrë të lirshme dhe kreative ose në tema të caktuara.2.1. Përdor me kreativitet e origjinalitet elementet e gjuhës artistike për të komunikuar idetë e veta.2.3. Eksperimentojnë dhe përzgjedhin mundësitë shprehëse të teknikave të ndryshme artistike, në realizimin e punimeve artistike të tyre.4.2. Komentojnë krijimet/performimet e veta dhe të të tjerëve duke përdorur terminologjinë dhe konceptet artistike adekuate.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Imazhet fotografike dokumentojnë historiFjalët kyçe: histori me fotografi, dokumentim.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:- zbulon karakteristikat dhe mundësitë shprehëse të fotografisë;- krijon një histori ose tregim nëpërmjet imazheve fotografike;- shpreh mendimin e tij/saj për mundësitë e shumta shprehëse të teknikës së fotografisë.

