Page 76 - Demo
P. 76


                                    Libër për mësuesin/en74Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, fotografi nga periudha të ndryshme fotografike; fotografi nga veprimtaritë dhe ngjarjet jetësore të nxënësve.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna, Njohja e kulturave.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, bisedëMësuesi/ja fton nxënësit të vëzhgojnë imazhe fotografike të kohëve të ndryshme të cilat dokumentojnë moment të ndryshme nga historia dhe pyet: Çfarë shohim në këto fotografi? Përse janë të rëndësishme imazhet fotografike? Për çfarë shërbejnë ato? A janë pjesë e historisë këto fotografi? A ndodh edhe me fotografitë tuaja e njëjta gjë kur shihni momente të kaluara të jetës suaj dhe të familjes?Po ju a keni fotografi që iu kanë bërë prindërit në momente të ndryshme të jetës? A është bukur dhe interesante kur shihni veten tuaj se si keni qenë të vegjël? A tregojnë ato fotografi pjesë nga historia e jetës dhe të familjes tuaj?Ndërtimi i njohurive të reja: kujtesa pamore, punë individualeNëpërmjet fotografisë mund të komunikohen emocione të ndryshme dhe të dokumentohen momente të rëndësishme të historisë dhe të jetës sonë. Fotografia është padyshim mënyra më e përhapur e komunikimit nëpërmjet imazhit. Edhe pse mund të mos ketë cilësi artistike, ajo ka një vlerë të madhe historike, dokumentuese dhe shkencore. Ato që një fotograf fotografon sot, nesër do të jenë pjesë e historisë, ashtu siç janë pjesë e historisë fotografi të bëra vite më parë. Mësuesi/ja i nxit nxënësit të krijojnë një histori me fotografitë që ata/ato kanë marrë. Këto janë fotografi nga momente të ndryshme të jetës së tyre (Veprimtaria në libër orienton për të ndërtuar një histori).Nxënësit përzgjedhin fotografitë sipas dëshirës, të cilat mund të tregojnë momente nga pushimet, apo nga ditëlindjet e tyre në vite etj. Ata/ato vendosin fotografitë sipas një radhe të caktuar dhe shkruajnë nga një koment poshtë çdo fotografie. Fotografitë dhe komentet së bashku krijojnë një histori. Gjatë kohës që nxënësit punojnë, mësuesi/ja monitoron klasën.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë punën, nxënësit/et shpjegojnë historitë që ata/ato ndërtuan me fotografitë e tyre. Ata kuptojnë që imazhi fotografik është një mënyrë shumë interesante dhe mjaft e përhapur në ditët e sotme. Ata/ato diskutojnë për fotografi që tregojnë momente të veçanta dhe interesante. Nxënësit kuptojnë që nëpërmjet fotografisë mund të dokumentojnë momente të ndryshme të rëndësishme nga jeta e tyre.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të krijojnë albume me fotografitë e tyre duke i shoqëruar edhe me të dhënat e duhura.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80