Page 77 - Demo
P. 77


                                    Art figurativ 675PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 22ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIKrijimtaria dhe performanca artistikeTema: Krijimi i punimeve: Dizajni grafikRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Realizon punime të ndryshme në dizajn të produkteve të ndryshme.Analizon dhe vlerëson krijimet artistike vetjake dhe të tjerëve duke analizuar, elementet, parimet dhe teknikat e gjuhës artistike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.3. Harton planin e punës për realizimin e një krijimi/detyre duke përcaktuar fazat kryesore sipas fushës mësimore (letrar, shkencor, artistik).III.1. Kërkon dhe përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (si: libra, revista, doracakë, fjalorë, enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.III.5. Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.IV.4. Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.IV.7. Bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët dhe të tjerët (pavarësisht statusit të tyre social, etnik etj.) për realizimin e një aktiviteti të përbashkët (projekti/aktiviteti në bazë klase/shkolle apo jashtë saj).VI.6. Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, në shkollë etj., dhe merr qëndrim aktiv ndaj personave që nuk i përfillin ato duke ua shpjeguar pasojat për veten dhe për grupin ku bëjnë pjesë.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.1. Krijon duke përdorur mjete të ndryshme shprehëse artistike për të shprehur përjetimin individual, ndjenjat dhe idetë personale.1.2. Vizaton, ngjyros, modelon (me laps, ngjyra, plastelinë, letër e materiale të tjera) në mënyrë të lirshme dhe kreative ose në tema të caktuara.2.1. Përdor me kreativitet e origjinalitet elementet e gjuhës artistike për të komunikuar idetë e veta.4.2. Komenton krijimet/performimet e veta dhe të të tjerëve duke përdorur terminologjinë dhe konceptet artistike adekuate.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Ftesa e ditëlindjesFjalët kyçe: dizajni grafik, projekt artistik, kartolina, ftesa.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:- zbulon karakteristikat dhe mundësitë shprehëse të dizajnit-grafik; - përdor me kompetencë mjetet të ndryshme artistike për të realizuar idenë; - krijon duke përdorur elemente të gjuhës pamore;- shpreh mendimin e tij/saj për mundësitë krijuese në fushën e dizajnit-grafik.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, fotografi që tregojnë dizajnin e kartolinave dhe ftesave të ndryshme; imazhe që ilustrojnë punën e dizajnit-grafik; mjetet e punës në varësi të teknikës që çdo nxënës/e do të zgjedhë për të realizuar ftesën e tij.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna, Njohja e kulturave.
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81