Page 78 - Demo
P. 78
Libër për mësuesin/en76PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, bisedëMësuesi/ja orienton nxënësit të vëzhgojnë materialet fotografike ku paraqiten lloje të ndryshme të kartolinave të urimit, të ftesave për ditëlindje etj. (ato mund të jenë edhe reale). Mësuesi/ja u drejton pyetje nxënësve: A keni dërguar kartolina urimi për raste festash dhe ditëlindjesh? A i zgjidhni ato në përshtatje me festën dhe me moshën e personit që ia dërgoni? Po kur organizoni ditëlindjen tuaj a u dërgoni ftesa shokëve? A ka lidhje ftesa me festën që organizoni? A i keni bërë ndonjëherë vetë ftesat e ditëlindjes për shokët? Çfarë të dhënash vendosni në ftesë?Ndërtimi i njohurive të reja: bisedë, punë në grupMësuesi/ja shpjegon se, profesioni ku përfshihen veprimtari të tilla artistike si: faqosja e librave, e revistave, e gazetave, ilustrimi i librave, reklamat e produkteve, ftesat etj., quhet dizajni-grafik. Dizajnët kanë aftësi krijuese për të ndërtuar një projekt artistik dhe për ta realizuar atë. Ata/ato i realizojnë krijimet e tyre nëpërmjet programeve kompjuterike. P.sh: nëse ata/ato do të realizojnë ftesa për ditëlindje, në fillim bëjnë punë përgatitore për projektin, duke mbledhur të dhëna si: cila është ose do të jetë tematika e festës?Në çfarë moshe është fëmija që ka ditëlindjen? Çfarë do t’u pëlqente më shumë nxënësve të kësaj moshe? Ku do të zhvillohet festa?Mësuesi/ja u shpjegon nxënësve se ata/ato do të realizojnë një ftesë për ditëlindjen e tyre. Këtë detyrë, ata/ato mund ta realizojnë në formën e një projekti artistik duke u ndarë në grupe.Grupet vendosin në fillim tematikën e festës që mund të jetë: piktorët e vegjël, në pishinë, emri i një personazhi të parapëlqyer etj. dhe shohin shembuj të ndryshëm të ftesave për t’u orientuar. Pasi të kenë diskutuar në grup dhe vendosur për tematikën ata/ato janë të lirë/a ta realizojnë kartolinën e tyre me teknika sipas dëshirës. Çdo nxënës/e sipas tematikës së përbashkët të grupit realizon idenë e tij/saj, duke dhënë kështu secili/a propozimin e tij/saj për ftesën.Gjatë kohës që nxënësit/et punojnë mësuesi/ja monitoron klasën.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë punën, secili grup prezanton projektin dhe produktin (ftesën e ditëlindjes). Ata/ato flasin për tematikën e zgjedhur e për të dhënat që kanë mbledhur dhe pastaj propozojnë kartolinën më të mirë të grupit. Nxënësit kuptojnë që dizajni-grafik është një profesion krijues dhe dizajni duhet të jetë i aftë të zgjidhë një problem në mënyrë krijuese.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të përdorin njohuritë që morën në këtë orë mësimore për të realizuar ftesat për ditëlindjet e tyre, të të afërmve apo edhe për evente të tjera në familje apo në shkollë.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

