Page 79 - Demo
P. 79


                                    Art figurativ 677PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 23ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIKrijimtaria dhe performanca artistikeTema: Krijimi i punimeve: SkulpturaRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Modelon vepra skulpturale në reliev dhe skulpturë tredimensionale duke përdorur forma të ndryshme.Përzgjedhë dhe përdor materiale dhe teknika të ndryshme për të krijuar skulptura të ndryshme.Analizon dhe vlerëson krijimet artistike vetjake dhe të tjerëve duke analizuar, elementet, parimet dhe teknikat e gjuhës artistike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.3. Harton planin e punës për realizimin e një krijimi/detyre duke përcaktuar fazat kryesore sipas fushës mësimore (letrar, shkencor, artistik).III.1. Kërkon dhe përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (si: libra, revista, doracakë, fjalorë, enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.III.5. Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.IV.4. Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.1. Krijon duke përdorur mjete të ndryshme shprehëse artistike për të shprehur përjetimin individual, ndjenjat dhe idetë personale.1.2. Vizaton, ngjyros, modelon (me laps, ngjyra, plastelinë, letër e materiale të tjera) në mënyrë të lirshme dhe kreative ose në tema të caktuara.2.1. Përdor me kreativitet e origjinalitet elementet e gjuhës artistike për të komunikuar idetë e veta.4.2. Komentojnë krijimet/performimet e veta dhe të të tjerëve duke përdorur terminologjinë dhe konceptet artistike adekuate.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Modelimi i relievitFjalët kyçe: skulpturë, reliev, skulpturë e rrumbullakët, modelim, gdhendje.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:- zbulon karakteristikat dhe mundësitë shprehëse të skulpturës (relievit);- përdor me kompetencë mjetet e punës për të realizuar idenë në teknikën e relievit;- krijon duke përdorur elemente të gjuhës pamore;- shpreh mendimin e tij/saj për mundësitë krijuese që ofron teknika e relievit.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, fotografi që tregojnë skulpturën e rrumbullakët, relievin, modelimin me baltë dhe gdhendjen; mjete të tilla si: plastelinë ose das, rul, mjete të ndryshme për të krijuar relievin teksturor si shkopinj e stampa të ndryshme.Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna.
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83