Page 8 - Demo
P. 8
Libër për mësuesin/en6- të prezantojë dokumentet e hartuara dhe mënyrën se si ato duhet të përdoren nga vetë mësuesi/ja në lëndën e artit figurativ;- të udhëzojë për të gjitha formatet e reja: planin vjetor, dymujor, ditor, situatat e të nxënit etj., me të cilat duhet të punojë mësuesi/ja gjatë një viti shkollor.Ky libër në parim jep, ofron ose sugjeron modele, por nuk i dikton ato. Çdo model që ka të bëjë me planifikimin, situatat e të nxënit, metodologjinë apo vlerësimin, krijohet mbi një bazë të caktuar të nivelit të klasës ku mësuesi/ja jep mësim.Realiteti në çdo klasë, mund të sugjerojë modele të ndryshme, për tema të caktuara.2. KOMPETENCAT KYÇE DHE ARTI FIGURATIVFjala kompetencë ka filluar të zbatohet tashmë në mjediset mësimore. Kompetencat shprehen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, duke dhënë qartë rolin që ato kanë në përdorimin dhe në trajtimin e plotë dhe të kuptueshëm të situatave kontekstuale në të cilën zhvillohet njohuria e artit figurativ.Domosdoshmëria e zotërimit të kompetencave i aftëson individët /nxënësit të bëhen të aftë dhe t’i përdorin ato përgjatë gjithë jetës.Kompetencat kyçe janë:• Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit• Kompetenca e të menduarit• Kompetenca e të mësuarit• Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis• Kompetenca personale• Kompetenca qytetareÇdo mësues/e duhet të dijë pse shërbejnë 6 kompetencat kyçe, duke ditur sesi t’i zhvillojë dhe ndërtojë ato në kontekstin e lëndës së vet me nxënësit sipas formateve të përcaktuara. Këto kompetenca ndërtohen dhe arrihen përgjatë shkallës duke ndërtuar përmes një nxënësi/se që zotëron këto aftësi:• Komunikues efektiv• Mendimi kreativ• Individi i suksesshëm• Kontribuues produktiv• Individ i shëndoshë• Qytetar i përgjegjshëmMësuesi/ja duhet të kujdeset që përveç njohurive të artit figurativ, të zhvillojë domosdoshmërish me nxënësit e tij/saj edhe kompetencat kyçe.3. METODOLOGJIA PËR ZHVILLIMIN E LËNDËS SË ARTIT FIGURATIVPërdorimi i metodologjive efikase në mësimdhënien e artit figurativ është kusht në rritjen e cilësisë së arritjeve nga ana e nxënësve, duke i dhënë secilit mundësinë të shfaqë dhe të zhvillojë potencialin pamor/artistik, që zotëron brenda vetes. Organizimi i mirë i procesit të mësimit të artit pamor do të thotë që nxënësit të vendosen në situata konkrete dhe praktike, ku ata zbulojnë mjedisin vizual dhe krijojnë nëpërmjet përdorimit të mjeteve të larmishme artistike. Kjo arrihet vetëm nëpërmjet një motivimi të drejtë dhe përkundrejt zhvillimit të një kompetence të caktuar nëpërmjet rezultateve të të nxënit dhe tematikave përkatëse mësimore.Mësimdhënia e artit pamor, për nga vetë natyra, nënkupton një veprimtari emocionale dhe fizike. Çdo

