Page 80 - Demo
P. 80
Libër për mësuesin/en78PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, bisedëMësimi fillon me orientimin e nxënësve për të vëzhguar materialet fotografike ku paraqiten skulptura të rrumbullakëta, relieve, skulptura me modelim në baltë, skulptura gjatë procesit të gdhendjes.Mësuesi/ja i nxit nxënësit të flasin rreth skulpturës dhe përvojave të tyre në këtë teknikë. Ai/ajo u kërkon nxënësve të bëjnë dallimin midis dy fotografive ku shfaqet procesi i modelimit dhe ai i gdhendjes. Mësuesi/ja i pyet ata/ato se ku qëndron dallimi në këto dy teknika dhe i ndihmon që të përcaktojnë bashkërisht modelimin dhe gdhendjen.Ndërtimi i njohurive të reja: bisedë, demonstrim, punë individualeMë pas, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të bëjnë dallimin midis dy fotografive ku shfaqen një skulpturë e rrumbullakët dhe një reliev.Mësuesi/ja shpjegon që ata/ato do të realizojnë një reliev dekorativ. Mësuesi/ja i orienton nxënësit të vëzhgojnë imazhe të relievit dekorative me motive të ndryshme. Mësuesi/ja orienton nxënësit duke demonstruar mënyrën dhe radhën e punës për të krijuar relievin dekorativ (ose teksturën nëpërmjet relievit):krijohet një sipërfaqe e sheshtë me plastelinë (mund të përgatiten disa të tilla). Me mjetet përkatëse, krijohen tekstura të larmishme mbi këto sipërfaqe duke ndjekur kombinime dhe ritme të ndryshme;këto lloj teksturash krijohen nëpërmjet gërricjes dhe shenjës që lënë këto mjete mbi plastelinën e butë; mund të krijohen pa fund pllaka dekorative, duke përdorur fantazinë. Mjetet për të krijuar mund të jenë të ndryshme. Gjatë kohës që nxënësit punojnë, mësuesi/ja monitoron klasën.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë, nxënësit flasin për punën e tyre, mënyrën e realizimit dhe vështirësitë që hasën. Ata/ato diskutojnë për larminë e teksturave që mund të krijojnë në reliev dhe i bashkojnë të gjitha relievet së bashku, për të bërë një të tërë, duke krijuar një hapësirë dekorative me reliev.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të përdorin njohuritë që morën në këtë orë mësimore për të realizuar reliev dekorativ, por edhe me figura të ndryshme.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

