Page 81 - Demo
P. 81
Art figurativ 679PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 24ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIKrijimtaria dhe performanca artistikeTema: Krijimi i punimeve: SkulpturaRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):Modelon vepra skulpturale në reliev dhe skulpturë tredimensionale duke përdorur forma të ndryshme.Përzgjedhë dhe përdor materiale dhe teknika të ndryshme për të krijuar skulptura të ndryshme.Analizon dhe vlerëson krijimet artistike vetjake dhe të tjerëve duke analizuar, elementet, parimet dhe teknikat e gjuhës artistike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.3. Harton planin e punës për realizimin e një krijimi/detyre duke përcaktuar fazat kryesore sipas fushës mësimore (letrar, shkencor, artistik).III.1. Kërkon dhe përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (si: libra, revista, doracakë, fjalorë, enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.III.5. Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike. IV.4.Identifkon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.1. Krijon duke përdorur mjete të ndryshme shprehëse artistike për të shprehur përjetimin individual, ndjenjat dhe idetë personale.1.2. Vizaton, ngjyros, modelon (me laps, ngjyra, plastelinë, letër e materiale të tjera) në mënyrë të lirshme dhe kreative ose në tema të caktuara.2.1. Përdor me kreativitet e origjinalitet elementet e gjuhës artistike për të komunikuar idetë e veta.4.2. Komentojnë krijimet/performimet e veta dhe të të tjerëve duke përdorur terminologjinë dhe konceptet artistike adekuate.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Modelimi i vazosFjalët kyçe: plastelinë, vazo, enë qeramike.Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:- zbulon karakteristikat dhe mundësitë shprehëse të modelimit me plastelinë;- përdor me kompetencë mjetet e punës për të realizuar vazon;- krijon duke përdorur elemente të gjuhës pamore;- shpreh mendimin e tij/saj për mundësitë krijuese që ofron modelimi me plastelinë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, fotografi vazosh qeramike për funksione të ndryshme; mjete të tilla si plastelinë (argjilë) ose das, rul ose shishe, letër, gërshërë.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna, Njohja e kulturave.

