Page 82 - Demo
P. 82
Libër për mësuesin/en80PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, bisedëMësuesi/ja fton nxënësit të vëzhgojnë materiale fotografike ku paraqiten lloje të ndryshme të vazove. Vazot mund të jenë nga kultura të ndryshme dhe të kenë forma të larmishme. Mësuesi/ja i nxit nxënësit të flasin rreth vazove dhe pyet: A keni realizuar vazo më parë? Për çfarë përdoren vazot? Çfarë formash kanë ato? Me çfarë materiali realizohen?Ndërtimi i njohurive të reja: bisedë, demonstrim, punë individualeMësuesi/ja shpjegon se ata/ato do të realizojnë një vazo me një teknikë të caktuar. Mësuesi/ja shpjegon se modelimi i vazove është një teknikë antike e përdorur që nga koha kur njeriu filloi të ndërtonte objekte të përdorimit të përditshëm, për të përgatitur dhe ruajtur ushqimin. Përveç funksionit utilitar, ato kanë edhe funksion dekorativ. Të dyja këto funksione e kanë shoqëruar gjithmonë artin e poçerisë.Mësuesi/ja i orienton nxënësit të realizojnë një vazo të thjeshtë duke ndjekur këta hapa:- përgatitet një model letre, baza dhe sipërfaqja anësore, në përmasat e dëshiruara dhe në varësi të materialit të plastelinës;- plastelina përhapet mbi një sipërfaqe duke përdorur një shishe ose një rul brumi;- plastelina pritet sipas modelit të letrës të bërë për bazën dhe për anët;- bashkohen të gjitha pjesët, duke i ngjitur mirë me njëra-tjetrën;- vazos mund t’i krijohet edhe një kapak duke përdorur modelin e letrës së bazës. Më pas, nxënësit zbukurojnë vazon me dekoracione të thjeshta në reliev.Gjatë kohës që nxënësit punojnë, mësuesi/ja monitoron klasën.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë, nxënëset i vendosin vazot e tyre në një vend të dukshëm në klasë. Flasin për punën e tyre, mënyrën e realizimit dhe vështirësitë që hasën. Ata/ato diskutojnë që mund të krijojnë vazo edhe me forma të tjera gjeometrike përveç asaj cilindrike që realizuan.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të praktikojnë forma të ndryshme vazosh nëpërmjet modelimit me plastelinë.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

