Page 83 - Demo
P. 83


                                    Art figurativ 681PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 25ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Arte Lënda: Arti figurativ Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VIKrijimtaria dhe performanca artistikeTema: Krijimi i punimeve: KonstruksioniRezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor): Përdor materiale të ndryshme për të krijuar konstruksione të ndryshme arkitektonike në miniature.Prezanton dhe përshkruan punimet e tij, para klasës. Analizon punimet, debaton për trajtimin çështjeve dhe problemeve të artit. Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):II.3. Harton planin e punës për realizimin e një krijimi/detyre duke përcaktuar fazat kryesore sipas fushës mësimore (letrar, shkencor, artistik).III.1. Kërkon dhe përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (si: libra, revista, doracakë, fjalorë, enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.III.5. Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.IV.4. Identifikon dhe vlerëson burimet e nevojshme (p.sh., pajisjet, materialet, burimet njerëzore, kohën etj.) për realizimin e një aktiviteti në shkollë ose në komunitet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.1. Krijon duke përdorur mjete të ndryshme shprehëse artistike për të shprehur përjetimin individual, ndjen jat dhe idetë personale.1.2. Vizaton, ngjyros, modelon (me laps, ngjyra, plastelinë, letër e materiale të tjera) në mënyrë të lirshme dhe kreative ose në tema të caktuara.2.1. Përdor me kreativitet e origjinalitet elementet e gjuhës artistike për të komunikuar idetë e veta.4.2. Komentojnë krijimet/performimet e veta dhe të të tjerëve duke përdorur terminologjinë dhe konceptet artistike adekuate.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Konstruksioni në arkitekturëFjalët kyçe: konstruksion, strukturë, materiale të ndërtimit, shtylla, mure, dysheme, tavaneRezultati/et e të nxënit për orë mësimore:- zbulon karakteristikat dhe mundësitë shprehëse të konstruksionit;- përdor me kompetencë mjetet e punës për të realizuar një konstruksion;- krijon duke përdorur elemente të gjuhës pamore;- shpreh mendimin e tij/saj për mundësitë krijuese që ofron konstruksioni.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, fotografi që tregojnë konstruksione ndërtesash me materiale të ndryshme; materiale të tilla si: karton, vizore, laps, gërshërë, ngjitës.Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna, Njohja e kulturave.
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87