Page 84 - Demo
P. 84
Libër për mësuesin/en82PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, bisedëMësuesi/ja i fton nxënësit të vëzhgojnë materiale fotografike ku paraqiten lloje të ndryshme të ndërtesave, të ndërtuara me materiale të ndryshme. Mësuesi/ja i nxit nxënësit/et të diskutojnë mbi konstruksionet duke u drejtuar pyetje të tilla si: Me çfarë materiali është ndërtuar shtëpia? A keni parë ju shtëpi prej druri? A mund të na tregoni disa ndërtesa prej guri që keni parë? Po kalatë a janë të ndërtuara prej guri? Po Kulla Eifel me çfarë materiali është ndërtuar? A njihni ju struktura prej metali? Cilat janë materialet që përdoren për ndërtim?Cilat janë pjesët përbërëse të ndërtesave?Ndërtimi i njohurive të reja: bisedë, hulumtim i orientuar, punë individualeMësuesi/ja u shpjegon nxënësve që një ndërtesë ose konstruksion për të qëndruar në këmbë duhet të ketë shtylla mbajtëse, mure mbajtëse, trarë, harqe, dysheme dhe tavan. Këto janë elementet arkitektonike.Ndërtesat përbëhen edhe nga elemente përbërëse siç janë muret dhe dekoret.Mësuesi/ja shfaq fotografi me konstruksione kullash dhe udhëzon nxënësit t’i vëzhgojnë me vëmendje mënyrën se si janë të ndërtuara këto konstruksione kullash dhe i orienton të realizojnë një kullë duke ndjekur disa hapa. Ai/ajo orienton se për ndërtimin e konstruksioneve është e rëndësishme saktësia dhe ekuilibri i pjesëve.Gjatë kohës që nxënësit/et punojnë, mësuesi/ja monitoron klasën.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: diskutimiPasi mbarojnë, nxënësit/et i vendosin konstruksionet e tyre në një vend të dukshëm dhe diskutojnë për punën e tyre, për mënyrën e realizimit dhe për vështirësitë që hasën. Ata/ato kuptojnë që për të ndërtuar konstruksione të qëndrueshme është e rëndësishme të merren parasysh elementet arkitektonike. Me karton, ata/ato mund të ndërtojnë forma të ndryshme të konstruksioneve.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURDetyra vendoset nga mësuesi/ja.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

