Page 86 - Demo
P. 86
Libër për mësuesin/en84Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, fotografi me imazhe ilustruese mbi periudhën e paleolitit dhe të neolitit; mjete të tilla pune si: letër, laps, lapsa me ngjyra ose flamastera.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna, Njohja e kulturavePËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, Kllasteri, bisedëMësuesi/ja shkruan në tabelë “Parahistoria”, i fton nxënësit të vëzhgojnë imazhin e një pikture në shpellë dhe i fton nxënësit të japin mendimin mbi këtë fjalë duke u mbështetur në njohuritë e lëndës së historisë. Ata e lidhin fjalën me jetën në atë periudhë, veglat e punës, ushqimin, gjuetinë etj.Ndërtimi i njohurive të reja: bisedë, punë individualeMësuesi/ja shpjegon se çfarë paraqesin pikturat e shpellave dhe se çfarë domethënie kishte arti për njerëzit e paleolitit. Ai/ajo i orienton nxënësit/et të vëzhgojnë imazhet e veglave të punës dhe imazhet e skulpturës.Mësuesi/ja shpjegon teknikat e përdorura dhe domethënien e imazheve. Në drejtimin e mësuesit/es dhe duke parë imazhet e palafiteve, nxënësit diskutojnë se si ndryshoi mënyra e jetesës nga jeta në shpella në fshatra të organizuara, si dhe karakteristikat e këtyre ndërtesave. Ata/ato diskutojnë për enët qeramike dhe grafitet në neolit. Nxënësit informohen edhe gjetjet e periudhës së neolitit në Kosovë. Periudhë zhvillimi e njëjtë në të gjithë Ballkanin.Duke u nisur nga lidhja e ngushtë që njerëzit e asaj periudhe kanë pasur me natyrën dhe kafshët, mësuesi/ja i nxit nxënësit/et të krijojnë logon e një kafshe në zhdukje.Ai/ajo shpjegon se sot shumë kafshë janë në zhdukje, siç është ariu panda apo elefanti i bardhë dhe pyet: A dini ju kafshë të tjera që janë në rrezik zhdukjeje?Mësuesi/ja i orienton nxënësit të zgjedhin një kafshë që është në rrezik zhdukjeje dhe ta kthejnë në simbol për mbrojtjen e kafshëve, si simboli i elefantit të bardhë ose i ariut panda.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë, nxënësit/et diskutojnë për punën e kryer dhe për kafshët që kanë zgjedhur për t’i kthyer në simbol për mbrojtjen e kafshëve që rrezikojnë zhdukjen. Ata/ato diskutojnë për karakteristikat e artit në paleolit dhe neolit dhe për teknikat që artistët/et e asaj periudhe përdornin.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me temën e re;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëveDETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të përfundojnë detyrën e nisur në klasë si një skic-ide.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

