Page 88 - Demo
P. 88


                                    Libër për mësuesin/en86Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, fotografi me imazhe ilustruese mbi periudhën e artit në Mesopotami; mjete pune sipas dëshirës.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna, Njohja e kulturave.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, bisedëMësuesi/ja shkruan në tabelë “Mesopotamia”, i fton nxënësit të vëzhgojnë imazhin e qytetit në Mesopotami dhe të identifikojnë elementet e tij përbërës. Mësuesi/ja i fton nxënësit të diskutojnë duke u mbështetur në njohuritë e lëndës së historisë.Ndërtimi i njohurive të reja: bisedë, punë individualeMësuesi/ja shpjegon lindjen e qyteteve në Mesopotami dhe kushtet klimaterike dhe gjeografike që mundësuan lindjen e tyre. Ata kuptojnë mënyrën e organizimit urbanistik të qyteteve lidhur edhe me pushtetin fetar dhe ekonomik. Mësuesi/ja shpjegon rëndësinë e materialit të argjilës në ndërtim dhe teknologjinë e përgatitjes së tij për ndërtim. Karakteristikat e artit në Mesopotami janë pjesë e rëndësishme e njohurive në këtë mësim.Arti sumer fokusohet në lindjen e shkrimit kuneiform dhe përdorimin e materialeve të çmuara. Arti persian fokusohet në ndërtimet e arkitekturës madhështore.Duke u mbështetur në zhvillimin e artizanatit në Mesopotami, kryesisht atë të stolive, mësuesi/ja i fton nxënësit të realizojnë një stoli duke përzgjedhur materialet e përshtatshme. Kjo ndihmon në njohjen më të thellë të teknologjisë artizanale të asaj periudhe.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë, nxënësit/et diskutojnë për punën e kryer dhe mënyrën se si e realizuan atë. Ata/ato çmojnë dhe vlerësojnë karakteristikat e artit në Mesopotami dhe për teknikat artistike që përdoreshin.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të mbledhin të dhëna mbi artin në Mesopotami (artizanatin, skulpturën, arkitekturën etj.)REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92