Page 9 - Demo
P. 9


                                    Art figurativ 67përmbajtje dhe veprimtari mësimore në artin pamor, është e pëlqyeshme dhe krijon emocione, kur nxënësit drejtohen drejt një veprimtarie në mënyrë të vetëdijshme, çka u mundëson atyre shprehjen e potencialit të tyre intelektual/artistik në shumë aspekte. Mësimdhënia në artin pamor, synon gjithë përfshirjen, motivimin, barazinë në të gjitha aspektet dhe bazohet në mësimdhënien dhe nxënien bazuar në kompetenca; mësimdhënien me në qendër nxënësin dhe mësimdhënien dhe nxënien e integruar. Nxënësit e një klase janë të ndryshëm, për sa i përket mënyrës se si ata nxënë: individualisht, në grup, nën udhëheqjen e mësuesit, të pavarur, me anë të mjeteve konkrete etj.Planifikimi dhe përzgjedhja e strategjive dhe metodave të mësimdhënies në mësimin e artit pamor mban parasysh:• kompetencat kyçe;• ndërtimi i çdo njohurie dhe i çdo aftësie mbështetur në ato të mëparshmet;• veprimtari praktike krijuese në artin pamor, brenda dhe jashtë klasës, të cilat lidhin konceptet pamore me situata të jetës reale;• mjete dhe materiale konkrete didaktike dhe ato të teknologjisë;• krijimi i qëndrimit pozitiv ndaj lëndës së artit pamor dhe përdorimi i saj përgjatë gjithë jetës;• bashkëveprimi mësues-nxënës gjatë procesit mësimor, duke qenë plotësues të njëri-tjetrit.Mësimdhënës të caktuar përdorin më shumë demonstrimin, të tjerë ligjërimin, reflektimin, diskutimet, por ka të atillë që përqendrohen më shumë në të menduarit, te kujtesa, në të kuptuarit. Për të arritur suksese në procesin mësimor duhet patjetër që mësimdhënësi/ja t’i zbatojë stilet e të nxënit, duke njohur më parë mënyrat se si mësojnë nxënësit, pikëmbështetje për planifikimin e punës mësimore, përputhshmërisë së stileve të të nxënit dhe përdorimit të metodave apo teknikave të mësimdhënies në varësi të stileve të përdorura. Stilet e të nxënit, nëpërmjet metodave dhe teknikave të mësimdhënies përmbush detyra të rëndësishme të mësimdhënies dhe:• ruajnë përfshirjen aktive;• nxisin diskutimin e hapur;• nxisin nxënësit të krijojnë dhe të bëjnë pyetjet e tyre;• ndihmojnë në shprehjen e mendimeve të nxënësve;• ruajnë motivimin e nxënësve për të mësuar;• siguron një mjedis ku respektohen mendimet;• krijon një shtresë për reflektim në atë që nxënësit vlerësojnë;• shërbejnë si nxitje për ndryshim;• japin shpresë për përfshirjen kritike të nxënësve;• ndihmojnë mendimin kritik në nivele të larta e të ndërlikuara.3.1 STILI I TË NXËNIT PAMORËshtë kur nxënësi/ja e përvetëson përmbajtjen mësimore me anë të shqisës së të parit. Në këtë rast, mësimi konkretizohet, duke përdorur mjete mësimore si: foto, harta, fotografi, grafikë, piktura, ngjyra, makete, ilustrime, vizatime, DVD (ku kemi dy lloj stilesh: pamore dhe dëgjimore) etj. Të nxënit përmes të parit zhvillohet nga veprimtari të organizuara nga mësuesi/ja ku kërkohet përqendrimi i nxënësve në:- Vëzhgimin e materialeve të vendosura për të memorizuar apo për të kujtuar një objekt, ngjarje, personazh, një situatë të caktuar në kontekstin e temës mësimore.- Vëzhgimin e materialeve të vendosura për të nxitur diskutimin apo për të verifikuar njohuritë e marra më parë.Në stilin e të nxënit pamor do të gruponim: Kujtesën pamore; Organizuesit grafikë (teknikat: Diagramin e Venit, Kllasterin, Hartën e të pyeturit, etj.
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13