Page 90 - Demo
P. 90
Libër për mësuesin/en88Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, fotografi me imazhe ilustruese të artit dhe arkitekturës egjiptiane; mjete pune si: letër vizatimi, laps, lapsa me ngjyra.Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna, Njohja e kulturavePËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, kllasteri, bisedëMësuesi/ja shkruan në tabelë “Egjipti”, i fton nxënësit të vëzhgojnë imazhin e piramidave dhe të japin mendimet e tyre mbi Egjiptin dhe artin egjiptian. Mësuesi/ja i fton nxënësit të diskutojnë duke u mbështetur në njohuritë e lëndës së historisë. Nxënësit/et nxiten të flasin mbi njohuritë që kanë marrë në histori për Egjiptin dhe karakteristikat e shoqërisë egjiptiane të asaj kohe. Ata/ato diskutojnë për karakteristikat e piramidave, për çfarë shërbenin dhe me çfarë materiali janë ndërtuar.Ndërtimi i njohurive të reja: bisedë, punë individualeMësuesi/ja tregon formën më të hershme të piramidave dhe më pas piramidat e Gizës. Mësuesi/ja shpjegon nga kush dhe pse janë ndërtuar piramidat e Gizës. Figura e sfinksit ilustron edhe më shumë rolin e faraonit në shoqërinë egjiptiane të kohës. Me ndihmën e imazheve që mësuesi/ja shfaq nxënësit/et diskutojnë për përmasat dhe karakteristikat e skulpturës egjiptiane.Mësimi vazhdon me shfaqjen e imazheve të pikturës egjiptiane. Diskutohet për tematikat që përdornin artistët/et në pikturë, ku përdorej ajo, për ngjyrat dhe për mënyrën e paraqitjes të figurës së njeriut.Mësuesi/ja shfaq skemën e paraqitjes së figurës së njeriut sipas kanunit egjiptian dhe i orienton të vëzhgojnë dhe diskutojnë për këto rregulla.Ai/ajo i fton nxënësit/et të vëzhgojnë disa nga shpendët që paraqiten në pikturat egjiptiane, si dhe mënyrën realiste e me detaje të realizimit të tyre. Mësuesi/ja i nxit nxënësit/et që, duke u mbështetur në këto imazhe, të krijojnë edhe ata/ato figurën e rosës (ose të ndonjë shpendi tjetër). Nxënësit duhet të kenë parasysh krijimin e teksturës së puplave dhe për këtë mësuesi/ja u rikujton njohuritë e marra te tekstura.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimi, diagrami i venitPasi mbarojnë, nxënësit u çmojnë dhe vlerësojnë karakteristikat e artit egjiptian, temat e përdorura, materialet që përdornin skulptorët egjiptianë, mbi paraqitjen e figurës së njeriut, mbi funksionin e piramidës. Nxënësit krahasojnë ziguratin me piramidën duke parë karakteristikat e veçanta dhe të përbashkëtat. Ata/ato diskutojnë për punën e tyre, për mënyrën se si i realizuan shpendët, dhe i krahasojnë me pikturën egjiptiane.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të mbledhin të dhëna mbi artin egjiptian (artizanatin, skulpturën, pikturën, arkitekturën etj.).REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

