Page 92 - Demo
P. 92


                                    Libër për mësuesin/en90Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, fotografi me imazhe ilustruese të artit dhe arkitekturës greke; mjete pune si: letër vizatimi, laps, lapsa me ngjyra ose flamasteraLidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna, Njohja e kulturave.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, bisedëMësuesi/ja orienton nxënësit të vëzhgojnë imazhin e tempullit grek, dhe i nxit të identifikojnë cilës kulturë i përket. Mësuesi/ja i nxit nxënësit të flasin mbi njohuritë që ata/ato kanë marrë në histori për Greqinë antike: Si quheshin qytetet greke, për ndërtesat karakteristike, për Akropolin.Ndërtimi i njohurive të reja: kujtesa pamore, bisedë, punë individualeMësuesi/ja shpjegon se arti grek ndahet në katër periudha artistike sipas karakteristikave përkatëse që shfaq ky arti në secilën periudhë. Mësuesi/ja shpjegon se tempulli grek ishte shtëpia e perëndive dhe i fton të gjejnë elementet arkitektonike më të dukshme të tempullit.Mësuesi/ja shfaq tri llojet e shtyllave, të cilat përcaktojnë tri stilet e arkitekturës dhe i nxit nxënësit të zbulojnë karakteristikat e secilës. Teatri grek është një ndërtesë e rëndësishme e arkitekturës dhe e qytetërimit grek.Mësuesi/ja i orienton nxënësit të gjejnë pjesët kryesore të ndërtesës dhe të diskutojnë për rolin që kishte teatri. Veprimtaria mësimore vazhdon me shfaqjen e skulpturave të disa periudhave të artit grek.Mësuesi/ja shpjegon materialin me të cilin punoheshin këto skulptura dhe funksionin që luante skulptura në artin grek. Vazot greke janë dëshmi e pikturës greke. Shfaqen vazot e periudhës gjeometrike, vazot me figura të zeza dhe sfond të kuq dhe anasjelltas. Nxënësit inkurajohen të identifikojnë karakteristikat e tyre.Nxënësit/et nxiten të krijojnë, duke u mbështetur te motivet gjeometrike, te format e larmishme dhe te ngjyrat karakteristike të vazove greke (jepen shembuj për këtë). Ata/ato vizatojnë në fletë, një vazo dhe e dekorojnë me motive gjeometrike të vazove greke. Ata/to përzgjedhin një formë sipas dëshirës.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë punën, nxënësit çmojnë dhe vlerësojnë karakteristikat e artit grek, mbi arkitekturën, mbi skulpturën dhe funksionet e saj, mbi teatrin grek, mbi pikturën e vazove.Ata/ato diskutojnë për punën e tyre, për mënyrën se si i realizuan vazot e tyre duke i krahasuar me ato greke.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të mbledhin të dhëna mbi artin grek (skulpturën, pikturën, arkitekturën etj.) për të shtuar njohuritë e tyre mbi këtë periudhë të historisë së artit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96