Page 94 - Demo
P. 94
Libër për mësuesin/en92Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Arti figurativ 6, fotografi me imazhe ilustruese të artit dhe arkitekturës romake; mjete pune si: letër vizatimi, laps, lapsa me ngjyra ose flamastera.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuha dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi, Jeta dhe puna, Njohja e kulturave.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORELidhja e temës me njohuritë e mëparshme: kujtesa pamore, bisedëMësuesi/ja orienton nxënësit të vëzhgojnë imazhin Koloseut si simbol i qytetërimit romak. Orientohen nxënësit/et të flasin për qytetërimin romak duke u mbështetur në njohuritë e marra në histori. Ata/ato diskutojnë se ku u zhvillua qytetërimi romak dhe çfarë ndërtese ishte Koloseu dhe për çfarë shërbente.Ndërtimi i njohurive të reja: kujtesa pamore, bisedë, punë individualeMësuesi/ja shfaq imazhe nga arkitektura romake si: ujësjellës, harkun e triumfit, dhe shpjegon karakteristikat e tyre arkitektonike dhe funksionale. Mësuesi/ja shpjegon mënyrën e organizimit të qytetit në Romë, duke treguar funksionet që luanin godinat e gjetura nga arkeologët/et. Ndarjen në shtresa të qytetarëve romakë e tregojnë edhe banesat e destinuara veç për të pasurit dhe veç për popullin e thjeshtë. Skulpturat romake paraqisnin fitoret në beteja dhe triumfin e gjeneralëve romakë. Mësuesi/ja shpjegon karakteristikat e skulpturës romake dhe si ajo u mbështet tek arti etrusk dhe grek. Veprimtaria vazhdon me shfaqjen e pikturave të Pompeit dhe diskutohet mbi karakteristikat e tyre.Mozaiku është një teknikë shumë e përdorur nga romakët. Diskutohet mbi përdorimet e saj dhe materiali me të cilin punohej. Duke u nisur nga motivet e mozaikëve romake nxënësit/et nxiten të krijojnë një dekoracion të thjeshtë për dysheme në fletën e tyre. Gurët mund të imitohen me katrorë të vegjël të ngjyrosur me lapsa ose flamastera.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: diskutimiPasi mbarojnë, nxënësit çmojnë dhe vlerësojnë karakteristikat e artit romak, mbi arkitekturën, skulpturën dhe karakteristikat e saj, mbi amfiteatrin, pikturat murale dhe mozaikun. Ata/ato diskutojnë për punën e tyre, mënyrën se si e realizuan idenë e një mozaiku dekorativ për dysheme, duke bërë krahasimin me shembujt e mozaikëve romakë.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësimi i nxënësit do të fokusohet:- në diskutimet që ata/ato bëjnë duke lidhur njohuritë e tyre me njësinë e re mësimore;- në vlerësimin e punës së secilit/ës nxënës/e;- në mënyrën e realizimit të detyrës;- në analizën vlerësuese që nxënësit i bëjnë punës së tyre dhe të shokëve.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja i udhëzon nxënësit të mbledhin të dhëna mbi artin romak (skulpturën, pikturën, arkitekturën etj.) për të shtuar njohuritë e tyre mbi këtë periudhë të historisë së artit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

